Pesë opsione për mesfushën e Manchester United

Drejtuesit e Manchester United po punojnë intensivisht për të përforcuar repartin e mesfushës në prag të afatit kalimtar të verës.
“Djajtë e Kuq” synojnë një rindërtim të thellë në këtë repart, teksa largimi i Casemiro duket i pashmangshëm, ndërsa e ardhmja e Manuel Ugarte dhe Kobbie Mainoo mbetet e paqartë.

Pesë emra në listën përfundimtare
Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25 vjeç)
Adam Wharton (Crystal Palace, 22 vjeç)
Carlos Baleba (Brighton & Hove Albion, 22 vjeç)
Angelo Stiller (Stuttgart, 24 vjeç)
Sandro Tonali (Newcastle United, 25 vjeç)
Sipas gazetarit Ben Jacobs, në një prononcim për “The United Stand”, dy mesfushorët që klubi synon të transferojë pritet të dalin pikërisht nga kjo listë.
Megjithatë, ai thekson se situata mund të ndryshojë në varësi të rrethanave financiare dhe sportive.

Gjithçka varet nga Liga e Kampionëve
Faktori kyç në realizimin e këtij “dopietë” transferimesh mbetet kualifikimi në Ligës së Kampionëve.
Mungesa në kompeticionin më të rëndësishëm evropian do të reduktonte ndjeshëm të ardhurat dhe aftësinë për të përballuar një investim që mund të kapë shifrën e 200 milionë eurove.
Nëse arrin objektivin sezonal, Man Utd pritet të lëvizë me vendosmëri për të siguruar dy profile cilësore që do të formonin boshtin e ri të mesfushës në “Old Trafford”.
Në të kundërt, klubi mund të detyrohet të eksplorojë alternativa më ekonomike në treg. /Telegrafi/





















































