Site icon Telegrafi

Pesë lojtarët që PSG dëshiron t’i shes përpara se të mbyllet afati kalimtar veror

Paris Saint-Germain kanë shpenzuar në blerje vetëm 76 milionë euro këtë verë, pasi ka marr lojtarë si Lionel Messi, Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum që të gjithë pa kontrata. 

Klubi ka paguar vetëm Danilon që ishte me opsion blerje për 16 milionë euro, si dhe ka paguar 60 milionë euro për Achraf Hakimin.

Por Fair Play Financiar është në derë, pasi në klub ka paga të mëdha edhe të lojtarëve që janë nënshkrime të reja, që do të thotë se PSG po kërkon të shes disa lojtarë para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas Le Parisien, klubi do të dëshironte të shiste të paktën pesë lojtarë.

Njeriu që mund të tërheqë më shumë vëmendjen është Thilo Kehrer, një mbrojtës qendror 24-vjeçar, i cili vlerësohet në 25 milionë euro nga Transfermarkt, por me emra si Marquinhos, Presnel Kimpembe dhe Ramos, ai vështirë se do të kishte vend.

Pablo Sarabia ishte një titullar te Spanja në Euro 2020, por është një emër tjetër që mund të largohet, i vlerësuar me të njëjtën çmim prej 25 milionë, pavarësisht se ka gati 30 vjeç.

Julian Draxler është një emër tjetër, i vlerësuar 20 milionë euro, i cili nuk ka qenë kurrë lojtar i rregullt në ekip e parë pavarësisht se ka në Paris katër vjet.

Rafinha dhe Layvin Kurzawa plotësojnë listën e shitjeve, me PSG që shpreson t’i largojë ata para 31 gushtit. /Telegrafi/

Exit mobile version