Po ju sjellim pesë ide fenomenale

Pritja e Vitit të Ri është shumë afër dhe tani është koha të mendojmë për veshjen ideale për natën më të hareshme.


Meqenëse kjo natë është e veçantë, është e lejuar çdo gjë. Rregulla është – sa më hareshëm, aq më mirë, thonë ekspertët e modës, transmeton Telegrafi.

Lëreni imagjinatën tuaj të shkëlqejë plotësisht. Nëse ju mungon frymëzimi, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Ne ju sjellim pesë sugjerime për stilimin perfekt të Vitit të Ri.

Shihni:

Fustan me një supe dhe këpucë, është një kombinim me të cilin nuk gaboni. Klasike, por edhe elegancë. Përveç kësaj, kjo prerje e bën vizualisht figurën më të harmonishme.

1bda739a9398cf1aecd79ecb6adea6ba8

Fustanet e ngushtë ende nuk janë jashtë mode dhe në to çdo femër duket joshëse dhe femërore.

2863baaa4d5b5ca3afc2cf6506337328f

Perishane argjendi janë një hit i plotë.

318037811eefe2b7ce21e1e9b0c4d98cb

E kuqja është ngjyra pa të cilën nuk mund të kalojnë festat e Vitit të Ri. Nuk ka asgjë të keqe me një kostum në këtë ngjyrë.

41ed48beee6ce29438169d6d3fc70cc5d

Kominoshet janë një zgjedhje e shkëlqyeshme, por edhe nëse kanë perishane – do të dukeni perfekt!

59b372e229f61993493b0df0bb99819bd

/Telegrafi/