Ka shumë njerëz enigmatikë në histori, jeta e të cilëve është e rrethuar me mister; njerëz për të cilët ndoshta nuk do ta njohim kurrë të vërtetën e tyre. Më poshtë janë pesë raste më të famshme.
Legjenda e fëmijëve të gjelbër nga Ulpi: Në shekullin e XII-të, në fshatin Ulp (Woolp) në Suffolk, u shfaq një vëlla dhe motër që kishin lëkurë të gjelbër dhe flisnin një gjuhë krejt të panjohur. Askush nuk e dinte nga vinin dhe ata nuk pranuan të hanë asgjë përveç guaskave. Djali mbeti i dëshpëruar dhe shpejt ndërroi jetë. Vajza mbeti mirë me shëndet dhe përfundimisht filloi të hante ushqime të tjera dhe të humbte ngjyrën e gjelbër. Kur mësoi anglisht, shpjegoi se vinte vendi i errët që e quante Toka e Shën Martinit, ku dielli kurrë nuk lindte. Ajo pretendoi se me vëllain e saj po ruanin një tufë delesh, kur filluan të ndiqnin lumin dhe dritën e kur, papritmas, pasi dëgjuan tingullin e një kambane, u gjendën në Ulp. Deri më sot, askush nuk e di origjinën e vërtetë të atyre “fëmijëve të gjelbër”.
Njeriu me maskë hekuri: Emri dhe madje pamja e tij nuk u zbuluan kurrë dhe, në histori, ai mbeti i njohur vetëm si “Njeriu me maskë mekuri”, ose ndryshe si “Numri 64389000”.
Njeriu me maskën e hekurt ishte një i burgosur në burgun famëkeq të Bastiles në Francë. Të dhënat e tij janë burimi më i rëndësishëm dhe i besueshëm i informacionit në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e Bastiles gjatë mbretërimit të Luixhit (Louis XIV). Karakteri enigmatik, identiteti i të cilit ishte fshehur nën një maskë hekuri, u bë një legjendë si dhe subjekt i shumë miteve dhe spekulimeve (më e popullarizuara e të cilave është se ai ishte në të vërtetë vëllai binjak i Luixhit). Cilado qoftë e vërteta e vërtetë, shumica e historianëve pajtohen se ai ishte një figurë shumë e rëndësishme. I burgosuri fatkeq vdiq më 19 nëntor 1703 dhe u varros me emrin Marchioly.
Kaspar Hauser: Më 26 maj 1828, një djalë me origjinë të panjohur u shfaq në rrugët e Nurembergut të Gjermanisë, duke mbajtur vetëm një letër drejtuar Kapiten von Wessenigut (i cili ishte në krye të kalorësisë). Autori anonim i letrës shkruante se djali u rrit në një qelë të vogël dhe se nuk kishte parë kurrë një qënie tjetër njerëzore (dhe se kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante, si dhe besimin e krishterë, megjithëse nuk u largua kurrë nga shtëpia). Në letër thuhet gjithashtu se dëshira e djalit është të jetë një kalorës. Pasi filluan të qarkullonin thashethemet se Kaspari ishte në të vërtetë Princi i Badenit, i cili mendohej se kishte vdekur, djali u vra në mënyrë misterioze (pësoi një plagë me thikë). Origjina e tij e vërtetë mbetet një sekret edhe sot e kësaj dite.
Imzot Chouchani: Është ky pseudonimi i një mësuesi anonim dhe misterioz hebre që mësoi një numër të madh nxënësish shumë të vlerësuar. Dihet shumë pak për të, përfshirë edhe emrin e tij të vërtetë. Fillimet e tij, si dhe e gjithë jeta e tij ishin një sekret i ruajtur fort. Edhe në memorialin i tij lexohet: “Rabini i mençur Chouchani. Lindja dhe jeta e tij janë vulosur në një enigmë.” Nuk ka ndonjë shkrim të njohur që ai la pas, por la një trashëgimi shumë të fortë intelektuale përmes nxënësve të tij. Prej tyre dihet që Chouchani kishte një njohuri të gjera rreth shkencës (në përgjithësi); matematikës, filozofisë dhe veçanërisht Talmudit.
Berenger Sauniere: Ishte një prift katolik në fshatin francez Rene-le-Shato, deri më 1909, kur dha dorëheqjen. Nga 1909 deri në vdekjen e tij më 1917, ishte prift i papaguar (një prift i pavarur pa famulli, i cili nuk merrte asnjë rrogë nga kisha). Pa ndonjë para, në një farë mënyre arriti të menaxhonte dhe të restauronte kishën e tij të vjetër dhe papritmas ndërtoi një vilë të madhe luksoze dhe të shpenzonte një pasuri të madhe… Shumë pretendojnë se ai gjeti dokumente historikisht të rëndësishme që i sollën pasuri brenda natës dhe u bë është gjithashtu subjekt i legjendave dhe miteve të shumta, shumë prej të cilave përfunduan në bestsellerin e Dan Brownit “Kodi Da Vinçi”. Sauniere madje është e lidhur me historinë e Gralit të Shenjtë, pasi disa teoricienë besojnë se ishte ai që e gjeti atë. Nga ana tjetër thuhet se Sauniere ishte mashtrues i zakonshëm që abuzoi me statusin e tij si prift, nga njerëzit që i dërgonin para me postë, për të shërbyer meshën për ta. Një gjë është e sigurt: jeta e tij është e rrethuar nga misteri dhe mite të shumta dhe legjenda. /Te Sheshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

OZIMANDIA
ÇFARË MBIJETON

Pse “virtuozët e çuditshëm” të Dream Theater janë grup i preferuar i njohësve të rokut?

Fati i arbëreshëve në poezinë “Vrull” të Zef Serembes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania