Kjo grua është një ikonë e padiskutueshme e stilit
Zonjat e famshme pothuajse nuk dalin kurrë të veshura me diçka që nuk është aprovuar më parë nga stilistët e njohur, por megjithatë, ndodh që ato të vishen vetë dhe më pas – shkëlqejnë.
Nga Charlize Theron te Katie Holmes, e cila prej vitesh na frymëzon me kombinime të thjeshta në dukje të modës, këtë javë në rubrikën për Femrën më së miri të Veshur, ka pasur edhe disa që nuk kemi rastin t’i shohim shpesh në publik dhe janë të njohura për stilin e tyre të rafinuar.
Këtë javë, në garën për më mirë të veshura, u shfaqën edhe Diane Kiton, edhe bukuroshja Alessandra Ambrosio, gjithsesi na duket se gjithë vëmendjen e ka marrë Charlize gjithmonë interesante, e cila fitoi me kombinimin e saj të pazakontë dhe dukjen gjithmonë të përsosur, transmeton Telegrafi.
1. Jennifer Lopez
JLo – divë si gjithmonë.
2. Charlize Theron
Një nga femrat më të bukura të Hollywoodit këtë javë zgjodhi kombinimin dhe ngjyrën perfekte që nxjerr në pah sytë e saj blu.
3. Diane Keaton
Legjenda Diane Keaton vazhdon t’i përmbahet stilit të saj të njohur që ne e kemi adhuruar për dekada.
4. Alessandra Ambrosio
Ajo duket gjithmonë e veshur me stil të përditshëm dhe pse jo kur çdo gjë që vesh duket spektakolare.
5. Katie Holmes
Tonet e tokës, siluetat klasike janë gjithmonë zgjedhja e saj. /Telegrafi/