Ndonjëherë miqësia mashkullore mund të rezervojë surpriza të këndshme: këtu janë disa arsye të mira për të mos lënë pas dore shokët e aventurave.
Një burrë si miku më i mirë: për shumë duket e pamundur, por është një marrëdhënie që mund të funksionojë, përkundrazi ndoshta është ndër më të fortat që mund të imagjinohet. Po, sepse nëse është e vërtetë që shumë anëtarë të seksit tjetër nuk mund të mos jenë tërësisht të interesuar për të na frekuentuar, është gjithashtu e vërtetë që burrat nuk kanë zili ose rivalitet ndaj nesh, gjë që është shumë e zakonshme te femrat.
Këtu, pra, janë disa arsye të vlefshme për të mos lënë pas dore një miqësi të bukur, e cila mund të jetë një burim pasurimi personal, krahasim i sinqertë dhe madje mund të na çojë në diçka tjetër, pse jo? OK, le ta pranojmë: te meshkujt na pëlqen konkretësia, simpatia dhe sinqeriteti.
Lamtumirë zilisë dhe rivalitetit, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të kemi një mik, me të cilin mund të flasim për gjithçka, pa frikën e të qenit e gjykuar dhe që mund të na ofrojë një pikëpamje ndryshe dhe më pak të rëndësishme emocionale sesa do të kishim nga miqësitë e femrave.
Për më tepër, dy krahë të fortë mund të jenë një ndihmë e vlefshme në rast vështirësie: këtu janë pesë arsye të vlefshme për të mos hequr dorë nga një miqësi mashkullore.
Më prezanto një mik: Ata që janë ‘single’ e dinë mirë: të pyesësh mikeshat nëse kanë një mik të disponueshëm dhe pa lidhje është shumë e shpeshtë, por shpesh mikeshat tona ose nuk njohin askënd për të na prezantuar, ose – në qoftë se kanë, – e mbajnë në mënyrë rigoroze për veten e tyre. Sidoqoftë, para se të lëmë një takim, mikeshat janë gjithnjë shumë të kujdesshme, na fusin një mijë dyshime dhe shpesh entuziazmi i një të njohuri të ri është më i paktë para se të takohemi.
Meshkujt janë pa dyshim më të drejtpërdrejtë dhe praktikë, dinë si të prezantohen dhe nuk vazhdojnë më nëse takimi nuk ka efektet e dëshiruara. Të qenit i prekshëm shpesh është një privilegj femëror, burrat janë më të drejtpërdrejtë: me siguri ata do të jenë në gjendje të qeshin ose të gëzohen sinqerisht nëse gjithçka shkon mirë. Bujari para së gjithash.
Rroftë sinqeriteti: T’i kërkoni mendim një gruaje mund të jetë një shpatë me dy tehe: nga njëra anë, një mikeshë sigurisht na kupton për veshjen, grimin, formën fizike, nga ana tjetër nuk është e thënë që ta shprehin me sinqeritet mendimin e tyre: zilia është gjithmonë rreth e rrotull dhe shpesh bëhet një pengesë pothuajse e pakapërcyeshme.
Opinioni i meshkujve është më i sinqertë, pa qëllime të këqija dhe nëse thonë se kjo veshje na rri mirë, kjo do të thotë se me të vërtetë jemi shumë tërheqëse, por nëse këpucët, – megjithëse në modë, – ju duken atyre horror, kjo me siguri do të thotë se në qoftë se ne menduam se ishim joshëse, për fat të keq kemi efekt të kundërt. Nëse meshkujt nuk kuptojnë nga truket ose moda është një anë dhe që ata mund të na japin një mendim të paanshëm dhe të dobishëm është një anë tjetër. Le të meditojmë, njerëz…
Në rast emergjence: A ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju shpohet goma e makinës? Le të ngrenë dorën ata që kanë menduar një mikeshë për të gjetur zgjidhjen: le ta pranojmë, askush! Kur jemi në telashe serioze me makinën, miku ynë mashkull do të dijë të jetë ndihmë dhe përkrahje e jashtëzakonshme, pa na bërë të ndihemi të padobishëm dhe naivë, përkundrazi do të jetë i lumtur që mund të na ndihmojë. E njëjta gjë nëse kemi probleme me TV apo nëse duhet të mbajmë pako të rënda: të dimë se mund të mbështetemi te një krah i fortë është një garanci për mbijetesë!
Më mirë të shoqëruara: Ka situata ku nuk mund të prezantohemi vetëm, duhet patjetër të jemi të shoqëruara. Atëherë, shoku ynë më i mirë mund të jetë një partner i shkëlqyer për të na shoqëruar, si dhe për të na mbajtur kur jemi në taka dymbëdhjetë centimetërshe: miqësia është e përsosur sepse na jep atë intimitet që lehtësisht mund të merret për diçka tjetër, por në të njëjtën kohë është i privuar nga ai pasion që i bën sytë të ndriçojnë dhe që do të ngjallte një kuriozitet të fshehur keq.
Një ngushëllim i këndshëm: OK, nuk duam bashkëshortë, as nuk jemi duke kërkuar marrëdhënie shumë të angazhuara. Shkurtimisht, ne jemi ende të pavendosura, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për dashuri dhe butësi. Epo, miku ynë më i mirë është atje për të na përqafuar dhe për të na qëndruar pranë.
Fillimi i një historie dashurie nuk është keq, veçanërisht sepse nuk është dashuri me shikim të parë, por një ndjenjë që rritet ngadalë-ngadalë me kohën. Ne dimë gjithçka për të, ashtu siç ai di gjithçka për ne: ne mund të ndihemi vetvetja, të lira nga çdo kondicionim dhe paragjykim. Seksi nuk mund të jetë aspak keq dhe nga aty hapi për të rënë në dashuri me të mund të jetë i shkurtër. Ndonjëherë, Cupidi është i djallëzuar dhe i paparashikueshëm, kurrë mos e harroni atë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
![Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-home-remedies-to-get-rid-of-bad-vaginal-odor-1-780x439.jpg)
Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
![Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sleep-780x439.png)
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
![Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/desperate-woman-leaning-aga-780x439.jpg)
Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht