Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulmand, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij në fitoren 4-0.

Ai fillimisht u ndal tek Kasper Dolberg, i cili shënoi dy gola, në stadiumin ‘Johan Cruyff Arena’ ku e nisi karrierën si 17 vjeçar.


"Doblerg? Duhej të përfundonte në këtë mënyrë me gola të shënuar në vendin e tij të vjetër në shtëpi e tij. Unë kisha një ndjenjë të mirë për të, dhe ai ishte fantastik", deklaroi trajneri.

Screenshot 23 1

Pastaj ai u ndal te ndeshja, duke thënë se djelmoshat e tij po luftojnë për sukses.

" Është e vështirë të besosh se ky është realiteti. Unë i admiroj djemtë dhe faktin që ne mund të vazhdojmë të luftojmë. Pavarësisht se kush luan, ata luajnë shumë mirë. Djemtë janë luftëtarë të vërtetë".

Screenshot 21 4

"Ne jemi në gjendje të jemi fleksibël. Gjithçka nuk ishte perfekt gjatë lojës, por u përmirësuam dhe kjo është diçka që e kemi bërë disa herë", deklaroi Hjulmand. /Telegrafi/

telegrafi sport app