LAJMI I FUNDIT:

Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen shtatë punonjës të Postës Shqiptare, dëm prej rreth 300 mijë eurosh

Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen shtatë punonjës të Postës Shqiptare, dëm prej rreth 300 mijë eurosh

Shtatë punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike të personave me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për 7 punonjës në filialet në Dibër, Shkodër dhe Tropojë të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 33 milionë lekësh [302 mijë euro].

Lajmi është ndarë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shkruan se punonjësit janë arrestuar nga Agjentët e Antikorrupsionit pas denoncimeve që kanë bërë qytetarët.


“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33,000,000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!”, tha ministri.

“Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼️”, shkruan Manja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori