Ndërmjetësues tek gjykatës, prokurorë dhe policë, e shpërndarës për narkotik. Kështu duket të ketë qenë i njohur protagonisti Shkodran Pulaj për një pjesë të shoqërisë, e tashmë edhe për organet e drejtësisë.
Derisa ish prokurori Shkodran Pulaj që në Prizren mban një lokal, po hetohet për dhunim, ai tashmë ka të ngritur aktakuzë për shitblerjen e narkotikëve.
Edhe në këtë proces është i përfshirë edhe i mituri.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelorë në Prizren më 25 janar 2024, Pulaj akuzohet të ketë “vepruar në dëm dhe duke e shfrytëzuar viktimën e ndjeshme”.
Gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur nga vera e vitit 2022 deri në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023.
Në seancën e hetimit të veçantë të mbajtur më 5 tetor 2023, pas arrestimit të Pulajt nga Njësia Anti-drogë e Policisë së Kosovës, i mituri ka dëshmuar duke pohuar konsumimin e drogës së dhuruar nga Pulaj.
“Në seancën e hetimit të veçantë të mbajtur pranë Gjykatës Themelore në Prizren- Departamenti për Krime të Rënda, më datë 05.10.2023, ku i njëjti ka deklaruar se këtu i pandehuri i ka dhënë substanca narkotike të llojit kokainë çdo ditë kur ai ka ardhur…, dhe i ka dhënë nga nja dozë të merre me vete”, citohet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Por, i intervistuar nga prokuroria, Pulaj ka mohuar t’i ketë dhënë për konsum të miturit substanca narkotike apo t’i ketë shitur.
“Është deklaruar se asnjëherë nuk i ka shitur substanca narkotike të miturit, as nuk i ka dhënë pa pagesë substanca narkotike duke shtuar aq sa ju kishte dhënë fëmijëve të tij aq do t’i jepte të miturit dhe se nuk është e vërtetë ajo çfarë deklaroi i mituri, me rastin e marrjes në pyetje në seancën e hetimit të veçantë”, thuhet tutje në aktakuzë.
Tutje, Pulaj ka pohuar se i ka bërë dhuratë të miturit një telefon.
“I pandehuri Shkodran Pulaj për deklaratën e të miturit, të dhënë në gjykatë dhe në prokurori është deklaruar se janë të pavërteta, ndërsa pse i mituri është deklaruar kështu kundër tij ai nuk e di përkundrazi ai e ka ndihmuar të miturin, i ka blerë edhe telefon Iphon X10, në vlerë prej 160 euro, për ditëlindje por i mituri nuk i kishte kërkuar, edhe pse nuk e dinë datën e ditëlindjes të të miturit, dhe sa ka njohuri atë telefon ia ka thyer babai i tij duke mos e ditur arsyen”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Por, pasi babai i të miturit e kishte kuptuar se i biri po konsumonte substanca narkotike, e kishte ndaluar atë të kishte kontakte me Pulajn.
Madje, me qëllim të parandalimit të konsumimit të kokainës, ai ia kishte ndaluar edhe daljen nga shtëpia.
Mirëpo, nga bisedat e telefonit, dyshohet që Pulaj të ia ketë dërguar drogën tek shtëpia.
Burime brenda sistemit të drejtësisë kanë treguar se babai i të miturit në dy raste e kishte zënë drogën në oborrin e shtëpisë dhe për këtë e kishte raportuar Pulajn në polici.
Pretendimin e babait të të miturit, e mbështet edhe një mesazh që Pulaj ia kishte dërguar të miturit duke i thënë “aty e ki”.
“Në vazhdim të deklarimit të tij, nuk ka pranuar se më datë X, t’i ketë dërguar substanca narkotike të llojit kokainë, të miturit duke ia lënë në afërsi të shtëpisë së tij dhe pasi t’i ketë në atë vend, t’i ketë dërguar sms me fjalët “aty e ki”, pasi ai nuk del nga lokali gjatë orarit që punoj dhe nuk e din pse ai ka deklaruar kështu dhe se ai nuk e ka kontaktuar asnjëherë babain e të miturit, po ai e kishte kontaktuar në telefon dhe i kishte thënë se i është dukur si motori i të pandehurit, ndërsa ky i fundit i ka thënë se është në lokal me plotë myshteri, se mund të vijë dhe she me ardh me pa edhe vetë, unë në atë kohë nuk kam pasur as motor, pasi që motorin e kam pasur te mjeshtri”.
Citohet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ndërsa, në një bisedë të zhvilluar në muajin maj 2023, në kohën sa Pulaj veçse ishte duke u hetuar për shitblerjen e narkotikëve, bisedon me një person tjetër për të miturin.
Kjo bisedë dyshohet të jetë bërë në kohën sa i mituri ishte ndaluar nga prindi i tij të kishte kontakte me Pulaj, dhe i cili po e kontrollonte të birin me qëllim të ndalimit të konsumimit të substancave narkotike.
“22/05/2023 11:04:21 ku me datën i thotë personi Lija mos fol naj sen, ndërsa personi Shkodran Pulaj ia kthen se jo me nuk ka fol dhe mos u bën merak për këtë punë se s’mundet me vërtetu që ia ka dërguar ky per asni sen, vet i ka thënë që nëse lyp para më shumë të ia jep pasi që pin drogë. Personi për të cilin bisedojnë është i mituri dhe personi X… është babi i të miturit”, thuhet në raportin ekzaminues të telefonit.
Në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 shkurt, Pulaj ka mohuar akuzat për shitblerjen e narkotikeve, derisa ka pranuar atë për armëmbajtje pa leje.
“E pranoj fajësinë sa i përket veprës penale të armëmbajtës, për narkotik absolutisht jo”, ka thënë Pulaj.
Avokati i tij thotë se kundërshtimin e akuzës e kanë bërë pasi sipas tyre i mituri ka ndryshuar deklaratat.
“Gutaj: Një i mitur ka deklaruar se i ka dhanë narkotik dhe në bazë të deklaratave një te mituri, që deklaratë të pabesueshme janë sepse e ka ndryshu deklaratën në polici, e ka ndryshu deklaratën në prokurori edhe ma e keqja që është e ka ndryshu deklaratën në hetim të veçantë në gjykatë.
Gazetarja: Çka ka ndryshu ai në këto deklarata?
Gutaj: Gjithë, asnjëherë nuk e ka dhanë të njëjtën deklaratë, në prokurori ka thanë me ka dhanë Shkodrani drogë, në polici diçka tjetër, kurse në gjykatë kur e kanë pyet anëtari i trupit gjykues, kryetarja e trupit gjykues nuk e di thotë çka kam thanë në prokurori e polici, jo nuk me ka dhanë, jo kemi pi bashkë, i pakjartë ka qenë deklaratat e tij.
Gazetarja: Po ju thatë ma herë që nuk keni qenë pjesë e procesit për shkak që keni pasur…
Gutaj: Jo unë për ma herët kam qenë të…
Gazetarja: Ku e keni ditur që ai, ndryshojnë deklaratat në gjykatë, në krahasim me….
Avokati: Sa i përket aktakuzës ku është ngritë aktakuza unë kam qenë atëherë pjesë e procedurës, pjesë e deklaratave që Shkodran Pulaj ka dhënë në prokurori edhe pjesë e hetimit të veçantë në gjykatë.
Gazetarja: Çka ndryshon deklarata e tij për narkotiket?
Gutaj: Për narkotik, herë me ka thanë që me ka dhanë Shkodrani edhe nuk e dinë se ku i ka dhanë, sa i ka dhanë edhe çfarë i ka dhanë. Në gjykatë jo nuk me kujtohet çfarë kam thanë në prokurori.
Gazetarja: E çka thotë në Gjykatë?
Gutaj: Në gjykatë thotë nuk me ka dhanë, prandaj për ne janë këto deklarata të tij do ta vërtetojmë në gjykatë se i njëjti sa i përket aktakuzës që është ngrit për përdorimin edhe shpërndarjen e narkotikeve, blerjen e shitjen etj, është në procedurë e sipër. Procedura fillestare në e kemi kundërshtuar aktakuzën dhe provat e saj, mirëpo është ndërru trupi gjykues tash presim seancën e dytë, të shohim çka do të zhvillohet me tutje”.
Burime brenda sistemit të drejtësisë kanë treguar se në fakt përveç të miturit, Pulaj dyshohet edhe për dhunimin e dy personave të tjerë.
Megjithatë, prokuroria nuk e ka konfirmuar këtë dhe as ofruar informacione nëse ka arritur t’i identifikoj të gjitha viktimat potenciale, si dhe nëse të njëjtit janë intervistuar.
“Sa i përket rastit të dytë, kjo prokurori ka filluar hetimet në muajin dhjetor 2023 dhe nuk mund t’iu ofrojmë më tepër informacion sepse procedura në rastet ku janë të përfshirë të miturit është procedurë konfidenciale për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.
Si rrjedhojë, Pulaj vazhdon të jetë në hetime lidhur me dyshimet për dhunim. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës