LAJMI I FUNDIT:

“Përveç Drisllës, asnjëra nga deponitë në Maqedoni nuk i plotëson standardet”

“Përveç Drisllës, asnjëra nga deponitë në Maqedoni nuk i plotëson standardet”

Në Maqedoni 42 prej komunave i deponojnë mbeturinat, ndërsa deponi rajonale shfrytëzojnë 12 komuna. Vetëm 19 komuna në vend kryejnë selektim të pjesshëm të mbeturinave, informoi në punëtorinë e sotme në Veles, këshilltari shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit, Niko Bojaxhiev, duke u referuar në hulumtimin për deponimin dhe menaxhimin e mbeturinave në vitin 2016.

“Shqetëson e dhëna që një pjesë e komunave në vend pothuajse nuk kushtojnë kurrfarë vëmendje për mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Në pjesën më të madhe të fshatrave, lagjet rurale mbeturinat nuk mblidhen dhe hidhen gjithandej”, tha Bojaxhiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vouter Plomp, i cili ka mbështetur këtë projekt në fjalimin e tij para të pranishmëve prezantoi përvojat e Holandës për riciklimin e mbeturinave.


Udhëheqësja e sektorit të BE-së pranë MMJPH, Jadranka Ivanova, tha se përveç deponisë Drislla në Maqedoni nuk ekziston një depo tjetër e cila i kënaq standardet për selektim dhe deponimin e mbetirunave dhe e cila është në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina.

Përndryshe në disskutimin që vijoi një pjesë e madhe e kryetarëve të komunave të pranishëm në debat kërkuan nga kompetentë edhe njëherë të analizohen lokacionet e ofruara për ndërtimin e deponive rajonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori