Burimi i Drinit të Bardhë në Istog u shndërrua në zonë moderne turistike.
Vet kryeministri Isa Mustafa që e përuroi këtë investim të BE-së, tha se kjo do të sjelle të mira në zhvillimin e kësaj zone.
Edhe kryetari i Istogut Haki Rugova ky projekt kreativ është një hap për zhvillimin e biznesit, turizmit dhe bujqësisë në Istog.
E për investime në Kosovë, si ky për zhvillimin e turizmit dhe agrokulturës në Istogu, foli edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Vlera e përgjithshme e projektit është afro gjysmë milioni euro ku 80% të kësaj shume e ka dhënë zyra e BE-se, ndërsa të tjerat Komuna e Istogut.