Sot në lagjen “Aktash”, në Prishtinë u bë përurimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haradin dhe Zade Muja, që ishte vatër dhe bazë e Lëvizjes Popullore dhe celulave të para të UÇK-së.
Në këtë ceremoni, u tha se shtëpia e Haradin dhe Zade Mujës nuk ka qenë vetëm një bazë, ku veprimtarët dhe luftëtarët janë pritur në çdo kohë e në çdo orë, por e gjithë familja kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme në luftën çlirimtare të Kosovës dhe të viseve të saj.
Po ashtu, u tha se në këtë familje janë mbajtur takime të rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Ish-sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli tha se shtëpia e Haradin dhe Zade Mujës ka qenë bazë e lirisë popullore të Kosovës dhe UÇK-së.
“Haradin Muja do të mbahet mend në veçanti kur i hapi derën në vitet 70-ta të burgosurit politik, Hazir Shalës, i cili u gjend ngushtë me banim pas vuajtjes së dënimit në burgjet jugosllave. Hajredini e ftoi bujarisht që të vjen e të banojë në shtëpinë e tij, këtu në ku jemi tash në lagjen Aktash.
Në këtë shtëpi, duke qenë familjarë me Mujët, ka banuar dhe vepruar në kohën e studimeve bashkë me familjarë, pasi ishte bashkëfamiljar i tyre, heroi i kombit Fehmi Lladrovci. Shtëpia e Mujëve në vitet 70-80 dhe 90-të, u bë një nga bazat më të rëndësishme të aktivitetit atdhetar dhe pastaj të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovë”, tha Xhemajli.
Ai u shpreh se gjatë veprimtarisë së tyre që lidhet me shtëpinë e Haradin dhe Zade Mujën kanë mbajtur takime e aktivitete veprimtarë nga të gjitha hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, si: Adem Demaçi, Ali Aliu, Ukshin Hoti, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Xhavit Haziri, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Shaban Shala, Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu, Sabit Veseli, Hajrullah Gorani, Hazir Shala, Rexhep Balidema, Sadik Makolli etj, në mesin e atyre që s’janë më, derisa nga ata që janë ai përmendi: Rexhep Qosjën, Shqipe Haradinajn, Fadil Fazliu, Isa Demirin, Ali Ahmetin, Bajram Kadriun etj.
Ndërsa, Ali Ahmeti u shpreh se sukseset e Lëvizjes Popullore të Kosovës kanë qenë të pashmangshme, ashtu siç ka ndodhur deri te formimi i UÇK-së, çlirimi i vendit.
“Këtu ku shpaloset kjo pllakë, shtëpia ku janë bërë takime, ajo nuk ekziston më, por ekziston trolli, që të gjithë ata njerëz kaluan, hynë, bënë takime për punë, për veprimtari. Dini, kreu i shtëpisë, jo që nuk i dinte të gjitha lëvizjet, por herë pas here edhe i inkurajonte…Lëvizja ka patur një adresë në Prishtinë për të gjitha viset…”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se liria jonë themelet i ka në gjakun e rinisë shqiptare.
Ndërkaq, Ramiz Lladrovci potencoi se shtëpia e Haradin dhe Zade Mujës ka qenë e madhe, sepse ka pritur e përcjellë njerëz, që do të bënin historinë në tri luftërat çlirimtare.
Ai tha se Prishtina ka qenë dhe do të mbetet zemra e ideve atdhetare, që e ndriçoi tërë kombin.
“Prishtina ishte ura e qëndresës gjithë-shqiptare, planeve, ideve atdhetare. Kjo shtëpi u bë çerdhe e ideve dhe veprimeve atdhetare nga fundi i viteve 70-ta deri në celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot kjo pllakë i takon kësaj shtëpie me meritë, ashti siç ju takon edhe shumë shtëpive që padrejtësisht sot harrohen, shtëpitë e legalitetit, strehimit, mikpritjes dhe sigurisë të atdhetarit nga të gjitha trojet etnike. Vlera e kësaj pllake do të ishte më e madhe po të ishte Dini e Zadja gjallë për të parë se mundi dhe përpjekja e tyre ia ka vlejtur edhe pse me vetëdije e rrezikonin familjen e vet, si prindër të gjashtë bijve, prej tyre, një dëshmor.”, u shpreh ndër të tjera ai.
Ndërkaq, Bedri Llapashtica, i cili ka banuar në shtëpinë e Haradin dhe Zade Mujës kur ka qenë student, kujtoi bisedat me Haradin Mujën për veprimtarët e të burgosurit politikë, me të cilin siç tha ai “ndanim të njëjtin mendim”.
Tutje, ai foli rreth bunkerit të ndërtuar në vitin 1992 në shtëpinë e Haradin Mujës, në të cilin ka marrë pjesë.
Ndërkohë, në emër të familjes foli Shaban Muja, i cili shprehu falënderime për përkrahjen, si dhe tha se ka pasur fatin që ka qenë shok me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë edhe Fahri Fazliun.
“Unë ju falënderohem, këta folën, pjesa ma e madhe foli. T’u ju falënderu babës tem edhe nanës tem, po përkrahjen edhe të vllaznëve, unë sot s’isha ky që jom. Kam pas fatin që jom kanë shok me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë edhe Fahri Fazliun, po të mos isha me ta, ndoshta nuk isha edhe ky sot që jom. Ju faleminderit për ardhjen e juj, për respektin që keni ba, faleminderit shumë prej juve, faleminderit.”, tha ai.
Pllaka përkujtimore e shtëpisë Muja do të shërbejë si dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore dhe simbol i qëndresës, sakrificës, patriotizmit dhe çerdhes së mbi 100 autoriteteve më të larta të celulave të para të UÇK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-380x233.jpg)
Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore
![Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Perlleshi-380x233.jpg)
Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht