Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet, ku në mesin e pjesëmarrësve ishin prezent dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves dhe ambasadori i Zvicrës, Jurg Sprecher.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri tha se krijimi i kanaleve të komunikimit ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve tanë nga komunitetet joshumicë, ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet tona.
‘’Nuk mjafton që të ndahen miliona euro posaçërisht për komunitetet joshumicë – 3 milionë euro vitin e kaluar, bashkë me 1 milionë shtesë të shpallura muajin e kaluar, nga Ministria për Komunitete dhe Kthim – për grante për fermerët, për biznese ekzistuese dhe të reja, ose për OJQ-të që punojnë në punësim. Ne duhet të sigurohemi që të gjithë – qoftë në zonat rurale apo për ata të cilët nuk e kanë gjuhë amtare serbishten apo shqipen – të kenë informacion dhe të mund të aplikojnë për këto mundësi’’, u shpreh ai.
Kryeministri përmendi dhe iniciativat e politikat shoqërore e ekonomike të ndërmarra edhe në veriun e vendit, si mekanizmat për verifikimin jo vetëm të diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut por edhe nga shkollat e mesme që mësojnë në gjuhën serbe, apo ofrimi i subvencioneve të veçanta për deri në 2000 vende pune, por edhe rëndësia e arritjes së kuotës prej 10% të punësimit në institucione qendrore për qytetarët nga komunitetet joshumicë.
Rikujtoi dhe takimet e zhvilluara me komunitetet përgjatë këtyre tri viteve, të cilat kanë shërbyer në identifikimin e sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për tejkalimin e tyre.
Duke përmendur dhe buletinin i cili dërgohet në katër gjuhë, çdo dy javë, me mundësitë e ndryshme për aplikime për komunitetet për grante, subvencione, punësim, trajnime ose praktika, kryeministri Kurti theksoi se ngritja e kësaj platforme i shton dhe fuqizon kanalet e komunikimit dhe të informacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze