Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj

Në Ferizaj është përuar nënkalimi i ri pranë Stacionit Policor, i cili tashmë është në funksion për qarkullimin e automjeteve.
Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Ferizajt, synon të lehtësojë qarkullimin urban, të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të parandalojë krijimin e kolonave të automjeteve në këtë zonë të frekuentuar.
Ceremonia e përurimit është mbajtur në kuadër të shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke simbolizuar edhe lidhjet miqësore mes dy vendeve.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































