Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, ka përuruar sot fushën e futbollit në këtë komunë si dhe ka parë nga afër punimet në palestrën e sporteve, projekte të cilat kapin vlerën mbi 1 milionë euro.
Kryeparlamentari Veseli ka përgëzuar ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi për realizimin e këtyre projekteve si dhe kryetarin e Komunës së Kaçanikut për punën transparente.
“Rinisë, urime kjo fushë e sportit. Sot jam midis dy bartësve të përgjegjësive institucionale, të cilët janë shembull për të tjerët në institucionet e Kosovës. Janë njerëz që punojnë me transparencë, punojnë për qytetarët dhe janë të pa korruptuar. Ky është imazhi që duhet t’i japim Kosovës. Kosova është vend i shpresës, i rinisë. Kosova është vend i besës dhe i besimit. Nuk do të lejojmë që rinia jonë të shkojë. Do të investojmë në rini. Kjo është vetëm një pjesë e investimit në këtë drejtim. Do të investohet edhe më shumë, edhe në fusha të tjera, në mënyrë që të krijojmë perspektivë, të ketë vende pune dhe të rinjtë të mos ikin në vende të tjera. Kaçaniku ka mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit. Ne do të përfundojmë këto investime, që arrijnë shifrën në 1 milion e 200 mijë euro. Përveç kësaj fushe, është edhe pallati i sportit i cili po qëndron këtu prej 10 vjetësh dhe do të përfundojë brenda qershorit. Ky është edhe zotimi i ministrit të Kulturës”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se rinia e kësaj komune ka merituar terene të mira sportive dhe tani falë bashkëpunimit me kryetarin Besim Ilazi si dhe mbështetjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli, këto projekte po realizohen.
Nga ana e tij, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, falënderoi kryeparlamentarin Kadri Veseli për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve në këtë komunë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t’u dhënë fund debateve

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës