LAJMI I FUNDIT:

Përurohen tri projekte infrastrukturore në Ferizaj

Përurohen tri projekte infrastrukturore në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës përuruan asfaltimin e rrugëve “Besim Ndrecaj” dhe rrugës Ferizaj – Nerodime, segmenti (Ura e Islamit – Jezerc), si dhe ndërtimin e rrugës Mushtisht–Budakovë–Jezerc–Ferizaj, loti 2.

Ministri Zharku u shprehu i kënaqur me investimet e bëra në këtë komunë duke premtuar vazhdimin e projekteve të tjera infrastrukturore.

“Sot, përuruam afër 28 kilometra rrugë në komunën e Ferizajt, duke mundësuar lidhjen e dy komunave, Ferizajt dhe Suharekës, me besimin tonë të thellë se ndërtimi i këtyre rrugëve do të ndikojë në qarkullimin më të mirë të qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe në veçanti të bujqësisë në këtë zone, si një fushë mjaft e rëndësishme prioritare në dobi të rritjes së punësimit”, theksoi ministri Zharku.


Ndërsa kryetari Sfarqa theksoi se është shumë i nderuar që komunën e Ferizajt përsëri po e viziton ministri Zharku me qëllim të përurimit të tri projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e Ferizajt.

Asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” – “kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit” kap vlerën prej 81,444.43 eurosh me një gjatësi prej 745 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash, ndërsa asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime, segmenti (Ura e Islamit – Jezerc) është në vlerë prej 2,029,274.48 eurosh me një gjatësi prej 6560 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash.

Ndërtimi i rrugës Mushtisht–Budakovë–Jezerc–Ferizaj, loti 2 kap vlerën prej 2,199,120.00 eurosh me një gjatësi prej 10 kilometrash dhe me një gjerësi prej 6,5 metrash.

Këto projekte janë financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori