LAJMI I FUNDIT:

Përurimi i bazës ushtarake të NATO-s, Begaj: Banjska dëshmoi sa e brishtë është siguria në rajonin tonë

Përurimi i bazës ushtarake të NATO-s, Begaj: Banjska dëshmoi sa e brishtë është siguria në rajonin tonë

Për Presidentin e Republikës, rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë.

Nga Kuçova në ceremoninë e hapjes së bazës në Kuçovë, presidenti Bajram Begaj u shpreh se sot dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive.

Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot jemi në anën e duhur të historisë, Shqipëria merr rëndësi të re gjeostrategjike
Lexo po ashtu Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot jemi në anën e duhur të historisë, Shqipëria merr rëndësi të re gjeostrategjike

“Jetësimi i bazës shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes së vendit tonë. Është rezultat i bashkëpunimit mes aleatëve, nga kjo bazë ne së bashku dërgojmë mesazhin e paqes dhe dëshmojmë se NATO është e gatshme të mbrojë lirinë e aleatëve. Detyrimet që rrjedhin nga NATO janë edhe interesat strategjitë të Shqipërisë. Baza e NATO-s simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen. Është simbol për të mbrojtur vendin Shqipëria nuk u zgjodh rastësish, dëshmon besimin e aleatëve e si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. Një investim shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite. Agresioni rus ndaj Ukrainës, situata në Lindjes e Mesme, përbëjnë sfida.


Konfrontimet rrezikojnë të përshkallëzohen Banjska dëshmoi sa e britshtë është siguria në rajonin tonë. Duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë veten ndaj baza e Kucovës ka mision mbrojtës dhe shkurajues, për të përballuar zhvillimet e sotme e të nesërme. Rritja e buxhetit për mbrojtjen është domosdoshmëri. Mbështes cdo nismë për personelin e forcave të armatosura. NATO feston 75 vjetorin e krijimin dhe shqipëria 15 vite anëtarësim, nuk ka më mirë se të festohen me investime kaq të rëndësishme. Ta gëzojmë bazën e Kucovës.”u shpreh Begaj./abc/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori