Paralajmërimi i shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për serbët në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, sepse mund të dënohen deri në dhjetë vjet burg, sipas njohësve të fushës së sigurisë në Kosovë, ky është një shantazh dhe veprim jo demokratik.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Serbia nuk është për zgjidhjen e çështjes së fqinjësisë me Kosovën.
Sipas tij, Serbia përmes Gjuriqit po tregon se nuk është e interesuar të zgjidhë çështjen e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.
“Serbia nuk është për zgjidhjen e çështjes së fqinjësisë dhe të qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës. Ata jetojnë në Kosovë dhe normal që janë të thirrur të jenë pjesë e shoqërisë kosovare, e institucioneve të Kosovës, pse jo edhe pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata janë trajtuar të barabartë gjatë së kaluarës në TMK dhe tani në FSK. Po them edhe njëherë, Serbia përmes Gjuriqit po tregon se nuk është e interesuar të zgjidhë çështjen në rend të parë të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. Nuk kam koment. Një njeri që mendon shëndosh dhe jeton në botën demokratike nuk mund ta kuptoj një deklaratë të tillë”, ka thënë Kastrati.
Duke shpresuar që këto deklarata të mos ndikojnë tek qytetarët serbë, Kastrati ka porositur ata të bëjnë jetë normale dhe të shikojnë përpara, ndërsa assesi të mos ndikohen nga deklaratat e politikanëve me orientim nacionalist dhe shovinist.
“Dëshiroj që këto deklarata të mos ndikojnë tek qytetarët serbë në Kosovë. Ata nuk duhet t’i dëgjojnë deklaratat e njerëzve me pikëpamje nacionaliste apo shoviniste, të shikojnë jetën e tyre përpara, pasi që askush nesër s’ka për t’iu ndihmuar atyre që ta jetojnë jetën normale. Këto janë deklarata për përfitime të tyre personale dhe asgjë tjetër”, theksoi Kastrati, për Telegrafin.
Edhe Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se përmes këtyre deklaratave po tentohet të pengohet integrimi i plotë i komunitetit serb në Kosovë.
Pavarësisht kësaj, shtoi ai, shifrat tregojnë dyfishim të numrit të serbëve të integruar në FSK në raport me gjashtë muajt e kaluar.
“Kjo është vetëm një prej shantazheve, direktivave që komuniteti serb në Kosovë të mos inkuadrohet jo vetëm në FSK, por në të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë. Pra, ata dëshirojnë që nëpërmes këtyre presioneve apo deklarimeve të frikësojnë dhe të pengojnë integrimin e komunitetit serb. Mirëpo, rezultatet tregojnë krejt diçka tjetër krahasuar me numrin e të integruarve serb që kanë qenë deri para gjashtë muajve. Ky numër është dyfishuar sidomos i serbëve që vijnë nga veriu i Kosovës. Ata përveç se i ndjekin trajnimet në FSK, janë pjesë edhe e trajnimeve, si dhe akademive të ndryshme ushtarake”, tha Perteshi, për Telegrafin.
Ndryshe, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ditë më parë u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës