A jeni në mesin e personave që harron shumë? Nëse po, atëherë me siguri se ndiheni paksa keq dhe e vlerësoni si trajtë të keqe.
Por, nëse veç pak ndiheni të turpshëm për harresën tuaj, atëherë kemi disa lajme të mira për ju, transmeton Telegrafi.
Një studim i publikuar nga ‘Neuron’ ka zbuluar se harresa është faktikisht formë e inteligjencës që tregon se truri është i përqendruar vetëm në gjërat e rëndësishme.
Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kishin kryer studimin dhe kishin zbuluar se njerëzit të cilët përpiqen të mbajnë mend gjithçka shpeshherë e kanë të vështirë marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Gazeta ‘CNN’ e citon Richard duke thënë:
“Është e rëndësishme që truri i harron detajet e parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që ju ndihmojnë t’i merrni vendimet në botën reale.
Të gjithë e admirojmë një person që i din përgjigjet e kuizeve të ndryshme, por evolucioni e ka formësuar kujtesën tonë jo për të fituar lojëra kuisi, por për të marrë vendime inteligjente”.
Veç kësaj, me tërë këto informacione të cilat tani janë në dispozicion për ne me vetëm një klikim në internet, nuk ia vlen edhe aq t’i ruani në mendjen tuaj tërë ato informacione përveç nëse dëshironi t’i lini përshtypje dikujt.
Richard shton: “Në vend se t’i mbani mend informacionet e parëndësishme që telefonat tonë mund t’i ruajnë për ne, truri jonë është i lirë për t’i ruajtur vetëm memoriet që vërtet kanë rëndësi për ne”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit