Personat mbi 50 vjeç po hasin gjithnjë e më shumë në vështirësi për punësim, andaj edhe Konfederata e punëdhënësve kërkon projekte konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për t’i aftësuar ata në profile të caktuara.
Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit, janë rreth 102 mijë persona kërkojnë punë në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 42 mijë prej tyre janë mbi 50 vjeç.
Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, thotë se më të moshuarit po kanë shumë vështirësi të përshtaten me teknologjitë e reja.
“Të rinjtë kanë performancë shumë më të mirë, krahasuar me popullatën më të vjetër sepse janë më të hapur për t’u pajisur me njohuri plotësuese, që kryesisht kanë të bëjnë me shkathtësitë teknologjike, që janë shumë të rëndësishme në tregun e punës”, thotë Boshkov.
Boshkov shprehet se janë 1,4 miliardë euro remitenca, ku pjesa më e madhe e këtyre mjeteve diaspora i dërgon për të ndihmuar familjarët e tyre të cilët janë larguar nga puna dhe nuk arrijnë që të gjejnë një punë në dhjetë vjetët e fundit, derisa të arrijnë moshën për të dalë në pension.
Ndërkaq, profesori universitar që ligjëron lëndë e të Drejtës së Punës, Agim Shaqiri, për Radion Evropa e Lirë thotë se pjesa më e madhe e personave që kërkojnë punë, e që janë mbi 45 vjeç, janë të mbikualifikuar për shkak të diplomave që kanë, por sipas tij, këta persona nuk kanë shkathtësi konkrete, që nevojiten në tregun e punës.
“Kjo moshë gjen pengesë zakonisht në sektorin privat, e veçanërisht në ndërtimtari, pylltari, bujqësi, ku zakonisht kërkohet fuqi punëtore. Për personat me një CV të pasur kjo nuk vjen në shprehje, që do të thotë se nuk po krijojmë qytetarë me profesione të cilët do të jenë të specializuar në profile të caktuara, por ende vazhdon mendësia se një diplomë është e mjaftueshme për të gjetur një punë të rehatshme për gjithë jetën”.
“Diploma nuk është e mjaftueshme për punësim afatgjatë vlen vetëm në sektorin publik, ku kriter tjetër nuk ekziston përveç ‘aminit’ të partisë, e kjo kategori, perspektivën e sheh që tërë jetën të punojë si nëpunës”, thotë Shaqiri.
Eksperti i ekonomisë, Alaudin Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se shteti duhet të hartojë një strategji për forcën punëtore, që sipas tij, e sheh perspektivën jashtë vendit.
“Theksimi i kancelares gjermane, Angela Merkel se në ekonominë e Gjermanisë nevojiten edhe 50 mijë punëtorë ose fuqi aktive punëtore. Për këtë arsye, ekonomia nacionale e vendit tonë duhet të krijojë një strategji nacionale, të fuqishme, për të parandaluar migrimin e fuqisë punëtore. Në Maqedoninë e Veriut, një strategji e tillë mungon dhe qeveria duhet të ketë një fokus të veçantë në këtë drejtim, veçanërisht në aftësimin me shkathtësi të caktuara të personave mbi 40 vjeç”, thotë Zeqiri.
Duke iu referuar të dhënave të fundit të Entit të Statistikave, ku thuhet se shkalla e papunësisë është ulur në 17 për qind nga 26 sa ishte më parë, Zeqiri thotë se për një kohë të shkurtër, vendi mund të mbetet pa fuqi punëtore.
“Kompanitë që hapin vende të reja të punës, qofshin kompani vendore ose të huaja, ata kërkojnë fuqi punëtore të re, që disponojnë certifikata të sofistikuara të kohës moderne, që janë në trend me ekonominë nacionale të rajonit. Kjo problematikë është në formë proporcionale me mungesën e një strategjie nacionale në Maqedoninë e Veriut sepse nëse ky trend vazhdon, doemos do të kemi një strukturë deficitare të fuqisë aktive punëtore që u përgjigjet kërkesave të tregut të punës, me certifikata dhe specializime në lëmi të caktuar”, thotë Zeqiri.
Konfederata e punëtorëve, ndërkaq, thotë se është e nevojshme që sa më parë të aplikohen modelet që stimulojnë punëdhënësit të punësojnë më të moshuarit.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, në Maqedoninë e Veriut më shumë se gjysma e personave që kërkojnë punë, përkatësisht mbi 54 mijë persona, kanë të kryer shkollimin fillor./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame