LAJMI I FUNDIT:

Persona të panjohur gjuajnë me armë në drejtim të një veture në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Persona të panjohur gjuajnë me armë në drejtim të një veture në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Foto: Arkiv

Një person ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij disa persona me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:30-03:30 në Prishtinë.

Tutje thuhet se rasti është cilësuar si “tentim-vrasje”, ndërkaq dy plumba janë qëlluar në drejtim të veturës.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij,  ku dy plumba  i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.  Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/