LAJMI I FUNDIT:

Përshkallëzohet protesta tek Unaza e Re, banorët bllokuan për katër orë rrugën

Përshkallëzohet protesta tek Unaza e Re, banorët bllokuan për katër orë rrugën

Protesta te Unaza e Re ka përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi banorët e kësaj zone kanë bllokuar si çdo ditë rrugën.

Por protesta e sotme nuk është mbyllur me bllokimin për 1 orë të rrugës, ashtu siç ka ndodhur për më shumë se 100 ditët e fundit.

Bllokimi i rrugës është bërë prej orës 17:00, banorët nuk janë larguar nga rruga, pasi sipas tyre aty ndodheshin efektivë të FNSH e kanë pasur frikë për arrestime.


Rruga është liruar pak pas orës 21:00, vetëm pasi në vendngjarje ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha, i cili theksoi se prania e FNSH ka qenë me urdhër politik për të terrorizuar banorët.

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama”, tha Basha.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili thotë se policia e FNSH janë dërguar për të arrestuar njerëzit e thjeshtë

“Po keta te pacipet e qeverise,qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre, recepsionistin, qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot. Cfare qeveri maskarenjsh” (sic.), shkruan Vasili.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori