LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetet nga futbolli legjenda kosovare Ismet Ramushi

Përshëndetet nga futbolli legjenda kosovare Ismet Ramushi

Njëri nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli kosovar pas luftës, Ismet Ramushi do t’i jap fund karrierës së tij futbollistik.

Anëtari i Dritës e ka marrë këtë vendim dhe do lë futbollin pikërisht në derbin mes Dritës dhe Gjilanit.

Ja postimi i plotë nga legjenda Ismet Ramushi:

“Të dashur dhe të respektuar : miqtë e mi, bashkë lojtarët e mi të shtrenjtë, futbolldashësit e respektuar të qytetit tim dhe ju familjarë e mi të dashur. E kam të vështirë të pranoj, por është vendim i imi që në ndeshjen derbi në mes të KF Gjilani dhe KF Drita, të bëjë të ditur vendimin e përshëndetjes nga futbolli aktiv. Është koha të bëjë falënderimin nga zemra e sportisti që len fushën e gjelbër për të lëshuar dhe respektuar orën e gjeneratave”.


“Është rëndë por bëhem krenar në gjeneratat që luajnë sot dhe gjenerata që vijnë pas meje. Unë falënderoj, deri në përulje Klubin e Futbollit Drita dhe Klubin Fubolit Gjilani, që ishin dy pjesët e zemrës sime, dy klubet që pata fatin të përjetoje djeresën e fanellave të tyre, dhe ndjehem krenar për lojën, bashkëpunimin që kemi pasur mes veti! Janë kto dy ekipe që më rritën dhe ja sot janë dy ekipe të cilave ju uroj për krenarinë që ato i kanë sjellë futbollit në Kosovë me derbin ndoshta më të madhin në Ballkan”.

“Intelektualet-Skifterat: Do me mungojne duartrokitjet e juaja , ju jeni tifozët me te mire Shqiptar jam me fat qe ju kisha mbrapa ,dhe ju falënderoj nga zemra për te gjitha ato duartrokitje qe i bëtë për mua”.

“Miqtë e mi të dashur , unë dua më këtë rast të falënderoj edhe mediat: Ata kanë pasur një rol të veqant per avancin tim dhe karieren time . Te gjithë gazetaret e sportit qofte te mediave te shkruara apo atyre elektronike, ju faleminderit! Të dashur sportistë dhe sportdashës Unë jam i respektuar të përmend dhe të falënderoj gjithashtu edhe KF Besiana-Vëllaznimi-Trepça’89 Jedinstvo(Mali I Zi): Në këto ekipe unë kisha një mikpritje dhe mbështetje të veçantë , do të ruaj ato kujtime dhe eksperienca të mira sikur edhe nga pjesëmarrja në përfaqësuesen e Kosovës”.

“Natyrisht se kujtimet më të ngrohta mbaj dhe i ruaj pjesëmarrjen në Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën uroj, suksese kulmore për gjeneratat që vijnë. Më lejoni në fund të falënderoj edhe familjen time, të cilës nga sot do ti kthehem më afër dhe do të kempenzojë mungesat e shumta për orë, ditë dhe vite të tëra. Familjen e kam pasur mbështetësin kryesor gjithmonë kanë qen afër meje”.

“Brezi im që kishte fatin të përjetonte kohë të rënda për sportin kosovar, e kupton më së miri, se pa ndihmën e familjes, zor se do të mund të kishte mbijetuar sporti Kosovar. Të dashur dhe të respektuar miqtë e mi të shtrenjtë Po vë dorën në zemër, dhe po lutem për ju dhe sukseset e sportit në Kosovë”, shkroi Ismet Ramushi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori