LAJMI I FUNDIT:

Përsëri në Prishtinë zë vend konferenca më e madhe në Ballkan “Cyber Security and Privacy”, 24-26 Janar 2018 (Foto)

Përsëri në Prishtinë zë vend konferenca më e madhe në Ballkan “Cyber Security and Privacy”, 24-26 Janar 2018 (Foto)

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë,internetit,sigurisë, si dhe hakerave organizohet një ndër konferencat më të mëdha në ballkan me mysafirë shumë special dhe ekspertë në fushat më interesante të kohës që po jetojmë.

Si fillim do të organizohet Hackathon Challenges në TOP 5 Universitetet/Kolegjete Kosovës që do të shërben për selektimin  dhe identifikimin e kërkuesve më të mirë të Sigurisë që do të marrin pjesë në ‘ DITA KUR HAKIMI ESHTE LEGAL’. Për të vazhduar më tej, me datat 22-25 Janar,organizohet një ndër trajnimet më fasionuese  C|CISO nga EC-Consil,ku tema kyçe do të jetë Lideri në Edukimin e Sigurisë Kibernetike.


Hapja e madhe e konferencës do të bëhet me 24 Janar ku ditët në vijim deri me 26 Janar do të jenë të përmbushura me plot aktivitete,fjalime,storje,workshopa dhe ngjarje nga më interesantet. Poashtu është viti i tretë që Cyber Security i sjell në Kosovë ekspertë të ndryshëm botëror siq janë:Georg Marshall,Tom Brett,Vladimir Vesely- ekspert nga Cekia,i cili do të flet për Crypto Valuta, Dr.Murphy Rapalli- IBM nga viti 1995 Senior Expert e shumë të tjerë, expert te tjerë nga CISCO, Facebook, Microsoft, Juniper etj.

Dita 1:24 Janar fillon me 4 panele të ndryshme ku temat që do të diskutohen në këto panele janë:

I)Siguria Kibernetike në Sigurinë Nacionale dhe Ligjet në Siguri Kibernetike                               

II) GDPR dhe zgjidhjet e sfidave të sigurisë kibernetike në nivelin botëror

III) Ngacmimet online,lajmet e rrejshme si dhe diskutim në panel me ekspertë nga e gjithë bota.                                                                                                                     

 IV) Kripto Valuta : e Ardhmja apo Skemë piramidale.

Në këtë ditë gjithashtu do të organizohet një darkë dhe diskutim i Facebook-it me persona që kanë ndikim si dhe NGO të ndryshme.

Dita 2 :  25 Janar- vazhdon të jetë interesante me temat e tjera që do të diskutohen në dy pjesë te ditës.

Pjesa e parë e ditës përmban:

CERTCyber Emergency Response Team nga Ballkani dhe Evropa.

Pjesa e dytë e ditës përmban:

DPAData Protection Authoritiesku do të diskutohet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Dita 3:  26 Janar-numërohet si dita më e dashur për komunitetin e hakerave, ku do të prezantojnë  nga 5 TOP hakeret botërorepër të gjeturat e tyre, si dhe të gjeturat nga hakerat vendorë.Në ndërkohë do të organizohen workshope ku të gjithë pjesëmarrësit do të mund ti përcjellin.Temë tjetër interesante që do ta përcjell këtë ditë do të jetë edhe Responsive Disclosure.

Shumë eksperienca do të ndahen nga hakerët bardhë e zi,ku kjo ditë ku hakimi eshte Legal do të mbledh më shumë se 100 hakera për çmimin prej 3000 eurosh. Gjatë kësaj punëtorie ndërë katër vite janë ndarë një shumë prej 10’000 Eurosh për të stimuluar këta të rinjë dhe të reja në fushëne Sigurisë Kibernetike, dhe për të përhapurë parimin se ekziston edhe forma legale e te fituarit te mirave materiale me njohurit që zotrojnë. Për të aplikuar si haker duhet polestar formen në ueb-faqen zyrtare të konferencës http://cybersecurity-privacy.com.

Në përmbyllje të konferencës do të mbahet një mbramje argëtuese për të gjithë të ftuarit,partnerët dhe mysafirët.

                                                         

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Teknologji
Kalo në kategori