LAJMI I FUNDIT:

Përse vajzat janë më të mira në shkollë sesa djemtë?

Përse vajzat janë më të mira në shkollë sesa djemtë?

Këtë vit, rreth 94,000 vajza më shumë se djem kanë aplikuar në universitete britanike, por a do të ndryshonte kjo nëse shkolla do të fillonte pasdite?

Hulumtuesit në Kaliforni mund të kenë identifikuar arsyen se përse vajzat kanë tendenca të jenë më të mira në shkollë sesa djemtë: për shkak se janë të lindura për të qenë “zogj të hershëm”, transmeton Telegrafi.

Në SHBA, 57 për qind e diplomave i shkojnë femrave. Në Britani të Madhe, vajzat bëjnë punë shumë më të mirë në GCSE dhe janë më të prira sesa meshkujt të shkojnë në universitete. Këtë vit, rreth 94,000 vajza më shumë se djem kanë aplikuar në universitete britanike përmes Ucas.


Sipas një publikimi të fundit nga dy ekonomistë të Universitetit të Kalifornisë, arritjet disproporcionale edukative të vajzave mund të kenë ndërlidhje me kohën apo orarin e ditëve shkollore. Studime të shumta të gjumit kanë treguar se djemtë janë “ndërtuar” të zgjohen më vonë sesa vajzat, e gjithashtu ata ballafaqohen më mirë me pagjumësinë.

Studimi i cili ka analizuar me qindra mijëra studentë ka zbuluar se meshkujt kishin shënuar përmirësime të dukshme atëherë kur shkolla kishte filluar pasdite.

“Studimet e gjumit tregojnë se meshkujt kanë periudha më të gjata circadiane, gjë që i bën ata të flenë më vonë dhe të zgjohen më vonë. Rrjedhimisht, vajzat kanë tendenca të jenë më të mira në aktivitetet e paradites sesa djemtë, por kjo ndryshon në orarin e pasdites”.

Me fjalë të tjera, vajzat janë persona të mëngjesit, ndërsa meshkujt jo edhe aq. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Në çift
Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Fëmija juaj
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Ndërprerja e ushqyerjes me gji: Pesë teknika që do të ndihmojnë në shkëputjen e fëmijës nga qumështi i gjirit

Ndërprerja e ushqyerjes me gji: Pesë teknika që do të ndihmojnë në shkëputjen e fëmijës nga qumështi i gjirit

Për nënat
Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori