Shumicës së meshkujve, nëse jo të gjithëve, së paku u është pak jo e këndshme kur janë në shoqëri të gejëve.
Nga bisedat me meshkujt, arrihet në përfundim që frika e tyre vjen nga vetë fjala gej, sepse për ta, kjo ndryshon çdo gjë. E para që u kalon nëpër kokë është: “Epo ai është gej, nëse më prek, edhe rastësisht…”
Problemi shfaqet kur mësojnë që dikush është gej, pa marrë parasysh atë që janë njerëz të mrekullueshëm, miq të mirë, kolegë, bashkëpunëtorë, menjëherë i shikojnë me sy të tjerë, transmeton Telegrafi.
Pyetjes: “Përse këto paragjykime” – shtrohet pyetja, “Paragjykimet janë gjithandej dhe me ta takoheni çdo ditë”. Një numër i vogël e kanë më të lehtë kur gjenden në shoqëri me dikë që është gej, të tjerëve nuk u shkon edhe aq për dore.
Përse është kështu?
Derisa tinejxherët, meshkujt të cilët janë të feminizuar apo tregojnë prirje homoseksuale, zakonisht janë të terrorizuar nga ana e shumicës.
Shkaku për këtë është që mashkulli në atë moshë ende përpiqet të zhvillojë identitetin vetjak, ndërkaq gejët në afërsi deri diku rrezikojnë idenë për personin çfarë do të dëshironte të ishte.
Bashkë me këtë, djelmoshat e feminizuar në shkolla, të cilët nuk është e thënë patjetër të jenë homoseksualë, shpesh shoqërohen me vajza, gjë që për meshkujt e tjerë paraqet shkas të mjaftueshëm që ta terrorizojnë, duke pasur parasysh që ata nuk janë gjithmonë të nderuar në shoqërinë e femrave.
Ekziston edhe një arsye, kuptojeni që ndonjë homoseksual pëlqehet si person dhe lehtë do të mund të shoqëroheni me të. Atëherë filloni të dyshoni edhe në përcaktimin tuaj personal, sepse jeni të mësuar që homoseksualët zakonisht shoqërohen me ata që i konsiderojnë të ngjashëm me ta.
Pyesni se me praninë tuaj do të transmetoni ndonjë sinjal të gabueshëm për shkak të të cilit do të nënkuptoheni si dikush i cili “i vet-ofrohet”.
Homoseksualët latentë
Pas gjithë këtyre përsiatjeve dhe frikës qëndron një e vërtetë: shumica e meshkujve janë të aftë për homoseksualitet. Disa madje kanë eksperimentuar kur kanë qenë të rinj, mirëpo kjo nuk do të thotë që të gjithë janë homoseksualë.
Më së miri këtë e shpjegon një gej, shkrimtari Scott Bidstrup: “Për mua, të jesh gej do të thotë që unë preferoj lidhjet me meshkujt. Kam pasur edhe disa femra, mirëpo meshkujt më shumë më përshtaten edhe seksualisht, edhe emocionalisht. Kjo është ajo që më kualifikojnë për gej”.
Pra, nëse më shumë i doni femrat, nuk ka arsye të mendoni për atë se a do t’ju bëjë gej prania e ndonjë homoseksuali. Natyrisht që jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi