Dilema ime e kësaj jave ishte të shkruaj për deklaratën, tashmë të famshme të kryministrit Edi Rama, i cili siç e dini edhe ju, sundon në anën perëndimore të Bjeshkëve të Nëmura, apo të shkruaj për darkën e madhe, publike, të sundimtarëve këndej bjeshkëve. Edi, këto ditë, mes tjerash, foli edhe për politikën kosovare, por këndej u mbajt mend sidomos ajo pjesa kur foli për shtazët politike të Kosovës, më saktë, për lopët politike, të cilat, sipas tij, papërgjegjshëm po e derdhin qumështin, mu te këmbët e faktorit ndërkombëtarë, duke mbyllur kështu jo vetëm rrugët por edhe shtigjet e dhive, për në Evropë.
Nga ana tjetër, edhe zyrtarë, nga kabineti i Ramush Haradinajt, pra këndej “Bjeshkëve”, në profilet e tyre në Facebook u pajtuan me të se “nuk është mirë me e derdhë tamblin…” , por duke shtuar se “nuk është mirë as me mbjellë kanabis”. Në përkthim kjo i bie: “Hajt se as ti nuk je burrë ma i mirë se ne, Edi”. Demek, mos u kruaj, Edi! Edhe këndej ka burra. Po pra, si nuk ka. Këndej burra të këmbë kryqit, andej të kanabisit! Gjithsesi, burra, për Evropë!
Tash, përkundër debateve dhe sharjeve sidomos nga opozita, mbetet e paqartë, mbjell apo nuk mbjell kanabis, Edi. Sidoqoftë, ai, për të mirën e përgjithshme nuk e komentoi më tej këtë llafin e kanabisit që i erdhi nga Prishtina. E ka kuptuar se kjo është një luftë që nuk e fiton dot me fjalë. Fundja janë veç llafe kafenesh, rrjetesh sociale apo kabinetesh ku bjerr kohën politika, a nuk është njësoj? Se mos e ka parë kush, deri sot, Edin duke punuar në arë?! E ka parë kush duke mbjellë çfarëdo lloj lule, lëre më kanabis? Nuk ka fakte, as dëshmi! Mos ka dalë ndokush të dëshmojë se me porosi të Edit, është mbjellë kaq apo aq hektar me kanabis? Jo or të uruar, ai edhe mund ta ketë përdorur, por ta ketë mbjell këtë nuk e beson kush? Fundja, a nuk e ka përdorur kanabisin edhe idhulli i politikës kosovare, vet ish-presidenti Clinton? Për Monikën, nuk dihet! Monica Samille Lewinsky, pra të mos keqkuptohemi!
Tash, kur jemi te dilema, kësaj jave për qumështin apo kanabisin, edhe mund të mos shkruhej! Edi atë punë e ka, të flasë, pra të provokoj portalet dhe mediat e tjera të shkruajnë për të. Ka edhe televizionin e tij virtual, Edi! Por, darka, e madhe publike në Ajvali, nuk mund të anashkalohej. Kësaj jave shteti komplet shkoi mysafir për darkë pune, atje! Ishte një darkë, publiko-private si i thonë fjalës. Shteti u thirr privatisht, por jo për qejf, po për darkë pune. U thirr privatisht, për të evituar konfliktin e interesit, u tha!
Përndryshe, drekat dhe darkat e mëdha publike janë bërë mani në Kosovë. Qeveritarët thërrasin njëri-tjetrin, për të treguar dikush fuqinë (edhe forcën) e dikush pasurinë. Por, me drekat e darkat, gjithsesi politikisht të nevojshme, qeveritarët dëshmojnë njëkohësisht edhe një harmoni dhe unitet të pa(k)thyeshëm, jo vetëm karshi popullit, por edhe përballë faktorit ndërkombëtarë me të cilin, liderët, përfshirë edhe kabinetin, kohëve të fundit kanë hyrë në një luftë të pashpallur dhe në debate të ashpra publike.
Populli si populli po duartroket, edhe pse nuk po e kupton çfarë po ndodhë, apo se kush ka të drejtë në krejt këtë zhurmë. Sidomos është e paqartë se kush është më properëndimor në këtë debat: krerët tonë institucional apo ambasadorët e vendeve perëndimore të akredituar në Prishtinë? Opozita është jashtë loje.
Njëherë për njëherë, rezultati duket barazim, por me saktësi askush nuk e di…! Pas lojës ngreh e mos e këput, duke pritur me durim dhe besim, kreu arriti të kapet për bisht të avionit dhe të shkojë, për lutjet e mëngjesit, në Washington! Në shpi ka mbetur populli, por ata ikën pa gajle, se nuk e gjejnë në shtëpi, kur të kthehen. E ku të shkojë, populli i shkretë, i vetmi popull në Evropë, i cili nuk hyn dot pa vizë në Evropë. Në fund të fundit, populli aty e ka edhe vendin, në shpi! Më nuk e përzënë dot, sikur dikur, sepse e ruan KFOR-i, por as kontrabandë nuk ikë dot, pa lejen e mbase edhe ndihmën e shtetit.
Por, të kthehemi te darka e madhe, njëkohësisht edhe tema jonë e vogël. Mesazhi kryesor që doli nga kjo darkë pune ishte pra se kemi qeveri të kënaqur, me veten sidomos, e qe besa edhe me popullin. Ka shumë popuj që janë të kënaqur me qeveritë e tyre, por pak qeveri që janë të kënaqura me popujt e vet. Në rastin tonë, me qeveri nënkuptohet shumë më shumë sesa vetëm Kabineti Haradinaj. Qeveria, qysh e dini, është e koalicionit, prandaj në të hyjnë përpos ministrave dhe zëvendësministrave, edhe presidenti, Parlamenti, Labi, …!
Qysh edhe mundeni me marrë me mend, në darkë, shteti shkoi i veshur me modën e fundit, gjithsesi pa kollare, me përjashtim të Labit. Labi. Atmosfera dukej fantastike. Në njëfarë mënyre, zëvendëskryeministri pak është koritë se nuk i ka ftuar edhe zëvendësministrat. Kjo mund të e luhatë kohezionin brenda vet kabinetit, sepse shumë ministra vërtetë janë koka, por qafa janë zëvendësministrat të cilët kokën e lëvizin kah të duan. Sa për popullin nuk ka dert. Ai gjithsesi ishte prezent. Populli, krejt këto i sheh në televizor. Tash televizorët janë “Full HD” dhe aroma e ushqimeve, të vjen në dhomë!
Pra, kjo ishte dilema ime. Ajo çka mbeti e paqartë, nga darka e madhe publike, ishte rebelimi i Labit! Shkuarja e tij me kollare në një darkë pa kollare, ku as presidenti, as kryeministri as kryeprlamentari nuk kishin vënë kollare, ishte barazi me kryengritje, një heroizëm pak a shumë. Ishte, me gjasë, edhe një kërcënim për koalicionin!
E paqartë mbeti edhe deklarata e këshilltarit të kryeministrit lidhur me kanabisin? Më kot do të përgjigjej, Edi, se ai nuk mbjell kanabis! Pyetja nuk ishte se a mbjell? Pyetja ishte, përse?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos