Përse gjatë verës ndarjet janë më të shpeshta

Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina, janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte, andaj disa sosh nuk e presin bashkë vjeshtën.
Vera është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje dhe divorce. A ndodh kështu për shkak të kohës së bukur apo për shkak të sezonit të pushimeve vjetore, por një gjë dihet që vetëm verës jemi më të relaksuar dhe më lehtë u hyjmë aventurave, ka treguar një hulumtim i bërë në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.
Edhe një sondazh tjetër i bërë online nga në agjenci takimesh, ka nxjerrë rezultate befasuese për besnikërinë e çifteve italiane: rreth 50 për qind e të pyeturve pranojnë se gjatë verës tradhtojnë partnerin e tyre. Shumica e të pyeturve deklaronin se preferonin një histori të shkurtër, ku të mos përfshiheshin shumë emocionalisht.
Sipas psikologëve, ky nuk është vetëm një fenomen italian, pasi pushimet verore janë një terren i mirë për tradhti. Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?
Kriza në çift – Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menyja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.
Largësia – Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.
Tradhti rastësore – Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.
Gjatë verës rritet dëshira – Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.
Por në verë nuk tradhtojnë vetëm të rinjtë me histori që ende nuk janë transformuar në familje me fëmijë. Tradhtojnë edhe gratë mbi 40 vjeç të cilat kanë nevojë të nisin një jetë të re, nënat e reja me fëmijë të vegjël që duan të largohen nga detyra që kanë marrë përsipër dhe që ndiejnë se duan akoma të jenë në qendër të vështrimeve të një mashkulli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit