Shkaktarët për këtë problem akoma jo mjaft i studiuar janë të ndërlikuar dhe sillen nga problemet biologjike e fiziologjike, madje edhe te ato sociologjike.
Kur femra humb interesimin për seks, pasojat për të dhe partnerin e vet mund të jenë katastrofale.
E po ç’thonë ekspertët, cili është shkaku i rënies së libidosë femërore? Dhe a ka ilaç për këtë? Mësoni disa nga shkaqet e sheshta përse mbase ai nuk është i gatshëm për seks.
Ajo është e pakënaqur me lidhjen tuaj
Nëse gruaja juaj është mërzitur me ju apo është e pakënaqur nga martesa, të kryejë marrëdhënie është gjëja e fundit për të cilën mendon, thotë Susan Krauss Whitbourne, psikologe. Duhet të pyesni partneren tuaj për të mësuar se çfarë po mendon. “Ajo mund të ankohet për një nga zakonet tuaja në shtëpi ose mund të ndajë një problem më të madh që prek interesat e të dyve.”
Kryerja e marrëdhënieve mund të jetë e dhimbshme për të
Nëse kryerja e marrëdhënieve është e dhimbshme ose e parehatshme për partneren tuaj, kjo tregon se përse intimiteti është zbehur, tha Elizabeth McGrath, një terapiste e marrëdhënieve seksuale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i kujtoni gruas tuaj se jeni akoma i tërhequr pas saj, zbuloni kur ndihet më shumë e qetësuar dhe eksploroni opsione të reja si lubrikantët.
Nuk e prekni
“Seksi është më shumë se sa vetëm seks. Ka rëndësi lidhja e ngadaltë, puthja që shkëmbeni në fillim të ditës dhe prekja që i tregon partneres tuaj se tërheqja ndaj saj është aq e fortë sa në fillim”, tha Nelson. “Fokusohuni në prekjet fizike dhe ndjenjat për të çdo ditë dhe mos kaloni direkt te marrëdhëniet. Uluni afër saj në divan. Kapini dorën. Fërkojini qafën. Mos e lini të mendojë që doni ta prekni vetëm kur kryeni marrëdhënie.”
Është shumë e lodhur
“Jo sot zemër, jam shumë e lodhur” ndonjëherë ka me të vërtetë këtë kuptim. Pas një dite të lodhshme pune, kujdesit për shtëpinë dhe fëmijët, mund të ndodhë që partnerja juaj është shumë e lodhur për të menduar për seksin, thotë McGrath. “Për ta rregulluar këtë gjë, jepini njëri-tjetrit kohë dhe eksperimentoni se si do të jetë intimiteti juaj pasi ajo ka pasur kohë mjaftueshëm për veten e saj”, tha McGrath.
Nuk ka më të njëjtin interes për ju
Pyeteni veten tuaj: Kur partnerja ju shikon në mëngjes, a sheh akoma të njëjtin mashkull interesant dhe tërheqës me të cilin u dashurua, apo keni humbur sharmin tuaj?“Edhe nëse jeni shumë më i ri se sa grupi i njerëzve të cilëve po ju referohej Masters dhe Johnson, ka mundësi që të keni humbur disa nga teknikat tuaja”, tha Krauss Whitbourne. Për të rifituar atë që ju bëri tërheqës në njohjen tuaj, eksploroni interesat tuaja personale dhe rilidhuni me personin që ishit jashtë martesës.
Kryerja e marrëdhënieve është bërë rutinë
“Nëse ju dhe partnerja juaj mendoni se seksi është bërë shumë i parashikueshëm, e njëjta kohë, i njëjti vend, të njëjtat pozicione, atëherë është koha që t’i ndryshoni gjërat”, tha Dawn Michael, një studiues i marrëdhënieve seksuale. “Ndryshoni skenën, bëjeni dhomën e gjumit më romantike duke shtuar qirinj dhe muzikë të lehtë, përgatisni skenën e duhur për romancë”, tha ajo. “Përdorni imagjinatën tuaj, bëni qejf dhe duke luajtur apo ngacmuar njëri-tjetrin. Shijoni momentin dhe personi me të cilin ndodheni mund të jetë intim dhe seksi.”
Nuk ndihet emocionalisht e lidhur
Në vend që të dyshoni për jetën tuaj seksuale, fokusohuni pak më shumë në lidhjen emocionale që ndani me gruan tuaj, tha Nelson. “Përpiquni të ndani me njëri-tjetrin tre gjëra që vlerësoni më shumë nga lidhja juaj.” Më pas, vazhdoni bisedën duke pyetur njëri-tjetrin për tre gjërat që pëlqeni më shumë kur kryeni marrëdhënie. “Në momentin që do keni mbaruar me këtë ushtrim të thjeshtë, do të ndiheni emocionalisht të lidhur dhe mund të kujtoni arsyet që u bashkuat me partneren tuaj që në fillim. Mund të ndiheni gati për të filluar diçka seksi”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit