Site icon Telegrafi

Përse femrat përdorin vajin për bebe?

Vaji i bebeve mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera, përveç për lëkurën e bebes tuaj, transmeton Telegrafi.

Largon grimin

Disa pika nga vaji për bebe të vendosura në pambuk do t’i largojnë mbetjet nga grimi rezistues ndaj ujit. Është i shkëlqyeshëm për largimin e rimelit.

Vaji largon ngjitësen për qerpikë artificialë

Një sasi e vogël nga vaji i bebeve me sukses do t’i largojë mbetjet e ngjitëses për qerpikë false nga kapakët e syve, po ashtu edhe nga duart pas ngjitjes së qerpikëve.

Për lëkurë të butë

Lëkura më ngadalë e absorbon vajin e bebeve dhe shpesh lë njolla të vajit në gardërobë. Që t’i ikni kësaj, bëni mirë që në losionin tuaj për trup të shtoni vetëm disa pika nga vaji për bebe dhe do të keni lëkurë më të butë.

Këmbë të lëmuara pas depilimit

Vaji i bebeve e qetëson lëkurën dhe është ideal pas depilimit. Përveç që do ta zvogëlojë skuqjen e lëkurës, këmbët do t’i keni me shkëlqim dhe të buta.

Zgjidhje për thembra të plasaritura

Aplikoni vaj bebesh në thembra dhe më pas në këmbë vendosni qese plastike dhe vishni çorape. Lëreni të veprojë për 1 ose 2 orë. Lëkura e thembrave tuaja do të jetë e butë dhe e ndjeshme.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version