S’ka dyshim që koeficienti i lartë i inteligjencës në shumë situata jetësore është përparësi, mirëpo ai përfundimisht nuk është çelës për jetë të thjeshtë dhe të lumtur
Nëse ende pyesni përse inteligjenca shumë njerëzve nuk u është bekim, por mallkim, psikologët e kanë përgjigjen, transmeton Telegrafi.
Çdo person me aftësi të jashtëzakonshme mendore ka pesë karakteristika specifike, me të cilat vetes dhe atyre që jetojnë rreth tij ua vështirësojnë jetën, por që nuk mund të heqin dorë.
1. Shpesh mendojnë së tepërmi, në vend që të ndiejnë
Njerëzit me inteligjencë mesatare dhe të ulët janë mjaft llafazanë, që është gjë e shkëlqyeshme për psiken e tyre – presionin emocional e nxjerrin jashtë nëpërmjet bisedës, vallëzimit, qarjes…
Nga ana tjetër, të mençurit, kryesisht çdo gjë e mbajnë për vete, andaj shpesh duken të ftohtë dhe të pandjenja, ndërkaq brenda vetes bëjnë beteja të ashpra.
2. Shpesh janë të vetmuara dhe të pasigurta
Nga femrat shumë të mençura sot pritet shumë më tepër se nga të tjerët. Përpiqen t’i plotësojnë pritjet mirëpo me përpjekje të fuqishme që t’ua dëshmojnë të gjithëve, i largojnë nga vetja njerëzit e afërm dhe shpesh përfundojnë plotësisht të vetmuara.
3. Shumica synojnë të kuptojnë vlerën e punës së rëndë
Femrat e mençura drejtojnë kohën, më shpejt dhe me pak mund i përfundojnë detyrat, mirëpo fakti që të gjitha i përfundojnë dhe fitojnë me përpjekje minimale, sipas tyre, ndonjëherë nuk është aspak mirë.
Inteligjenca e lartë mund të jetë problem për njerëzit të cilët nga fëmijëria konstatojnë që nuk janë të detyruar të angazhohen si edhe njerëzit e tjerë, ndërkaq mund të jenë në të njëjtin nivel.
Prandaj shumica e femrave të mençura kurrë nuk mësojnë t’i shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet e veta.
4. Shpesh i shikojnë si të bezdisshme
Femrat e mençura kryesisht mund të lavdërohen me njohurinë e gjerë nga fushat më të ndryshme. Prandaj mund të marrin pjesë në çdo bisedim, ndërsa janë të prira edhe t’i përmirësojnë të tjerët në bisedë, me fakte…
Kështu, shumica i shohin si femra të bezdisshme të cilat duan të përzihen në çdo gjë. Për këtë shkak shpesh njerëzit u shmangen.
5. Analizojnë së tepërmi
Për shkak të mendimeve dhe analizave të tepërta të çdo situate, femrave të mençura u mbetet shumë pak kohë që të merren me diç tjetër, nuk kanë kohë as për veten e vet.
Për shkak se mendojnë shumë shpesh vuajnë nga ankthi, bëhen të pavendosura dhe nuk mund të vendosin cilës rrugë të ecin.
A e njihni ju ndonjë femër të këtillë? A jeni mbase edhe ju ajo? Ndani me ne komentet! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Dhjetë minuta ushtrime për gjoks të përsosur: Tendoseni në atë mënyrë që të gjithë t’ju shikojnë me habi!

Të dashura, urime 365 ditë 8 Marsin
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Shkencërisht është dëshmuar: Dhia është miku më i mirë i njeriut!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët