Perrie Edwards tërhoqi sërish vëmendjen e ndjekësve me një set fotografish nga pushimet, ku shfaqet me bikini shalqiri të punuar me grep, duke kombinuar dukjen me një fund të shkurtë dhe kapelë kauboji.

Këngëtarja 31-vjeçare, e njohur nga grupi Little Mix, tregoi edhe momente të ëmbla me djalin e saj Axel dhe qenin e saj.


Por, përtej shkëlqimit, Perrie ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe sulmet e panikut. Ajo rrëfeu se prej disa muajsh e shoqëron terapisti në punë për ta ndihmuar të përballet në çast me simptomat. “Ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha ajo për Metro, shkruan DailyMail.

Në rolin e saj si ambasadore e organizatës për shëndetin mendor ‘Mind’, Perrie po angazhohet për t’i dhënë zë nevojës për më shumë mbështetje emocionale, veçanërisht për ata që nuk kanë qasje të lehtë në terapi.

Ndërkohë, artistja britanike zbuloi se dëshiron të zgjerojë familjen e saj dhe ka menduar për fëmijë të tjerë pas lindjes së Axel në vitin 2021 me partnerin Alex Oxlade-Chamberlain.

Një ikonë e stilit dhe një zë i fuqishëm për shëndetin mendor – Perrie vazhdon të inspirojë përtej muzikës. /Telegrafi/