LAJMI I FUNDIT:

Haliti, Kurteshit: Mos na i trego të drejtat e njeriut, nuk je më Ombudsperson (Video)

Haliti, Kurteshit: Mos na i trego të drejtat e njeriut, nuk je më Ombudsperson (Video)

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti është përplasur verbalisht me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Deri tek kjo përplasje erdhi pasi që Haliti u dha ultimatum deputetëve që po mungojnë që të vijnë në seancë në orën 15:00 për votimin e projektligjeve ose në të kundërtën do tu hiqen mëditjet.

Ky vendim nxiti reagimin e deputetit të VV-së, Sami Kurteshi i cili tha se kjo nuk është e drejtë.


“Po flas për çështje procedurale pak më herët ju deklaruat se të gjithë ata që nuk vinë në orën 15:00 për votim kërkuat nga sekretaria që të marrë masa….”, ka thënë Kurteshi, mirëpo nuk arriti ta përfundoj fjalën pasi Hailti kërkoi nga regjia që t’ia ndalë atë, duke i thënë Kurteshit se është jashtë rendit të ditës.

“Kam deklarua dhe i përmbahem asaj, mos na i trego të drejtat e njeriut hajt pash Zotin, nuk kemi kohë me i dëgjua përrallat tuaja”, u shpreh Haliti, transmeton Telegrafi.

“Nuk është në rregull, nuk ke të drejtë me marr vendime”, i është kundërpërgjigjur sërish Kurteshi.

“Shko ankohu në Gjykatën Kushtetues”, ka qenë përgjigjja e menjëhershme e Halitit.

Halitit tutje i tha Kurteshit se nuk është më Avokat i Popullit, dhe se ai nuk e interpreton rregulloren e Kuvendit.

“Unë e interpretoj rregulloren ti se interpreton…rri qaty rri se mirë je. Nuk të kom kujdestar ty mem përmirësua, nuk je ombudsperson më, je deputet… kurrfarë të drejtash nuk ke… nuk ke të drejtë me marrë fjalën kundër rregullores”, i është drejtuar Haliti, Kurteshit duke i thënë se “a po donë me të qit jashtë?”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori