LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Komisionin për Arsim, Gola i thotë Jasharajt të mos përmend emrin e kryeministrit pa prezencën e tij

Përplasje në Komisionin për Arsim, Gola i thotë Jasharajt të mos përmend emrin e kryeministrit pa prezencën e tij

Mbledhja e sotme e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku të ftuar janë përfaqësuesit e SBASHK-ut për të diskutuar lidhur me grevën në arsim, është zhvilluar me disa debate.

Para anëtarëve të këtij komisioni, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ripërsëriti kërkesat e grevistëve, ndërsa tha se fajtori i vetëm që fëmijët nuk mund të shkojnë në shkolla është Qeveria e Kosovës – konkretisht kryeministri Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Për këtë të fundit tha se ka keqpërdorur lutjen e SBASHK-ut për të gjetur zgjidhje në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.


“Kryeministri më ka bullizuar në Parlament, duke thënë se iu kam lutur si vëlla. Unë i kam thënë na ndihmo si vëlla dhe si kryeministër. Por, ai e ka keqpërdorur. Mos të mendojë dikush se mundet të më frikësojë. Mësimdhënësit e Kosovës e dinë se kush jam. Naiviteti dhe sinqeriteti im shpesh po keqpërdoret. Tashmë po tallen me mua duke më thënë ‘mos më quaj vëlla’. Kjo është arritja e kryeministrit”, u shpreh Jasharaj.

E pas kësaj deklarate reagoi kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, duke i kërkuar Jasharajt që ta shtrojë diskutimin pa përmendur emra specifik.

“Meqenëse kryeministri Kurti dhe ministri Murati nuk janë këtu për ta mbrojtur vetën, t’u kisha lutur që ta ngrisësh shqetësimin pa përmendur emra të përveçëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori