LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër mes deputetit Shkumbin Demaliaj e Albulena Haxhiu

Përplasje e ashpër mes deputetit Shkumbin Demaliaj e Albulena Haxhiu

Një pyetje e deputetit të AAK-së në Komisionin për Legjislacion drejtuar ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shkaktuar përplasje mes deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës, në veçanti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti Demaliaj, në formë pyetje kërkoi nga ministri Tahiri që t’i sjellë të gjitha letrat që kanë të bëjnë me marrëveshjen mbi drejtësinë të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk po kanë qasje ata si pushtet në Beograd.

“A je i gatshëm ministër me na i pru krejt këto letra një ditë, se pasha Zotin, ne opozita nuk po kemi qasje në Beograd. Për besë jo, kurrë aso letra s’kam parë. Mos të na çojnë edhe neve të kërkojmë prej Beogradit, tash del jeni duke i marrë në Këshill Gjyqësor. Nëse Këshilli Gjyqësor e rren ministrin e vet, prej sot janë të shkarkuar”, tha ai.


Reagoi ashpër kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, e cila tha se prokuroria duhet të merret me Demaliajn për mashtrimet me procesin e veteranëve.

“Është me dhanë përgjegjësi para prokurorisë për gjithë mashtrimet që ke bërë me procesin e veteranëve. Për këtë do të ballafaqohemi herën tjetër Shkumbin Demailaj”, iu përgjigj Haxhiu.

E, në gjithë këtë rrëmujë që u krijua, zëvendëskryetari i këtij komisioni Hajdar Beqa, ndërhyri duke kërkuar ndërprerjen e diskutimit të çështjeve tjera.

“Mos e keqpërdor e nderuara Haxhiu, mos e keqpërdor, të lutëm flas si deputet dhe zëvendëskryetar i komisionit. E kemi ministrin, kur ta kryen ministri bisedojmë për çka të doni, pse po e keqpërdorni politikisht, ne jemi të gjithë të interesuar t’i sqarojmë këto. Ju lutëm mos i keqpërdor pozitën e kryetarit të komisionit, në të kundërtën jemi gjashtë me pesë dhe nuk und të mbani komisionin pa neve. Jo s’po e ndali, ta bëjmë një standard jo kur t’i teket dikujt të flas, ose të flas kryetarja kur të donë”, tha Beqa.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca iu drejtua ministrit se duhet të flet çka t’i thotë Hajdar Beqa meqë ai është i PDK-së.

“Po shihet qysh politika e mëson ministrin, ministër e ke obligim ta dëgjosh Hajdar Beqën se ky është i PDK-së. Shyqyr që ishin kamerat dhe le të tregon ky çka me fol….”, u shpreh Konjufca.

I nervozuar, Shkumbin Demailiaj përsëri mori fjalën, duke akuzuar VV-në se është e vetmja që nuk e njeh drejtësinë në Kosovë, derisa kërkon nga ministri drejtësi.

“E vetmja është VV që nuk i njeh gjykata, përditë ju lyp policia, përditë ju lyp prokuroria, ju nuk bashkëpunoni me drejtësinë dhe e lodhët njeriun duke i kërkuar drejtësi. Mua nuk me kërkon askush, urdhëro. Kush ka luftuar është veteran. Unë i kam dhënë llogari kryeministrit. Është kah merret prokuroria dhe do ta pastron ajo e jo fjalët e rrugëve”, tha ai.

Pas kësaj përplasje, ministri Tahiri përfundoi raportimin, derisa komisioni vazhdoi mbledhjen me shqyrtimin e ligjit për presidentin.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori