LAJMI I FUNDIT:

Përplasja ishte e rëndë, por nuk u lëndua askush – pamjet e aksidentit ndërmjet trenit dhe një kamioni në Australi

Përplasja ishte e rëndë, por nuk u lëndua askush – pamjet e aksidentit ndërmjet trenit dhe një kamioni në Australi

Policia ka mbetur e mahnitur kur askush nuk u lëndua kur një tren që mbante 90 pasagjerë u përplas për një kamion në një vendkalim hekurudhor rural në Australi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e urgjencës nxituan për në Lakes Road në Tharbogang, në periferi të perëndimit të Griffith në pjesën jugore të NSW rreth orës 9.30 të mëngjesit të martën, ku gjetën kamionin të “shpërndarë” mbi binarët.


Siç bëhet e ditur, lokomotiva ishte përplasur në automjetin e rëndë duke e tërhequr atë rreth 50 metra, para se të ndalonte.

“Nuk pati raportime për lëndime”, ka thënë policia e New South Wales.

“Të dy shoferët iu nënshtruan testimit të detyrueshëm dhe siguruan një rezultat negativ të frymëmarrjes të alkoolit”.

Tani janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe nëse ndonjëri prej shoferëve do të akuzohet për incidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori