LAJMI I FUNDIT:

Përplasja me Bardhin e Nokën, Açka: Keqardhje e madhe, kolegët e mi mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos Parlamentin

Përplasja me Bardhin e Nokën, Açka: Keqardhje e madhe, kolegët e mi mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos Parlamentin

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka dalë në një konferencë për mediat pas përplasjes me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën në Komision, ku këta dy të fundit nuk e lejuan të zhvillojë mbledhjen u përplasën ashpër.

Açka tha se parlamenti ka dalë jashtë funksioni dhe mbledhjen e Komisionit të Medias fizikisht thotë se pa si një gjest që ta nisin vitin mbarë. Për Açkën, përplasje me kolegët e saj nuk është një gjest i mirë, ndërsa aludimeve të Bardhit i ktheu përgjigje duke i thënë që mund t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Deputetët e opozitës përplasen me njeri-tjetrin, Bardhi dhe Noka pengojnë Açkën të drejtojë komisionin në Kuvend
Lexo po ashtu Deputetët e opozitës përplasen me njeri-tjetrin, Bardhi dhe Noka pengojnë Açkën të drejtojë komisionin në Kuvend

“Parlamenti ka dalë nga aksi është jo funksional, e mendova si një gjest të parë, ta fillojmë këtë vit mbarë. Ka disa muaj që ne nuk e themi dot fjalën si opozitë. Ne kemi bërë beteja të mëdha në komision për media që drejtoj unë, sidomos ligji për Butrintin, që presim nga dita në ditë të marrim një përgjigje pozitive në të mirë të trashëgimisë kulturor,” tha deputetja demorkate.


“Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos parlamentin, e shih si një detyrë jo të mirë dhe jashtë detyrës sime dhe mos t’i tregoj qytetarëve shqiptarë se ku e ka plagën kjo qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur si kryetare që këtë sesion ta japim me mbledhje fizike dhe të bëjmë opozitë po aq të ndershme sa opozita në formë proteste. Kam keqardhje të madhe, është një përplasje që lidhet me kolegët tanë. E kam për aludimet e hapura, i bëj thirrje Bardhit dhe kujtdo tjetrit që mendon në raport me mua dhe kolegët e tjerë ti drejtohen SPAK, çfarëdo iluzioni që mund t’i drejtohet opinionit publik që në të shumtën e herës cilësohen si retorikë politike, janë shumë të dëmshme në kampin opozitar. Kam keqardhje të madhe që nuk u përfshiva dot në buxhetin katastrofik. Shqiptarët nuk e morën vesh kurrë se çfarë buxheti katastriofik ka për arsimin dhe kulturën”, tha Açka. /Telegrafi/ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori