LAJMI I FUNDIT:

Përplasja me armë në burgun e Peqinit, dyshohet për dy të plagosur

Përplasja me armë në burgun e Peqinit, dyshohet për dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit ku mësohet se janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë njoftimin paraprak duke thënë se për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku është qëlluar edhe me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Ndërkohë, asnjë gardian apo punonjës tjetër i burgut nuk është lënduar nga kjo ngjarje.


Një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje dyshohet të jetë Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

Paraditen e së premtes u njoftua se Mjacaj është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.

Përplasje në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gardian
Lexo po ashtu Përplasje në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gardian

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”, tha Manja.

Sokol Mjacaj është dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë, në korrik të këtij viti në segmentin Dukagjin-Shkodër. Ai u arrestua pak ditë pas krimit. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ka mohuar se ka pasur qëllim që t’i vriste turistët, por vetëm t’i grabiste për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori