LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet moti, temperaturat deri në 29 gradë

Përmirësohet moti, temperaturat deri në 29 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike, thuhet në njoftimin e IHMK-së, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën, po sipas njoftimit, në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte për formim të vranësirave të dendura, të cilat do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.


“Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10-17 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur.

Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori