LAJMI I FUNDIT:

Përmes pikturave kundër ekstremizmit të dhunshëm

Përmes pikturave kundër ekstremizmit të dhunshëm

Nxënësit dhe artistët e rinj në Gjilan, zhvilluan sot aktivitetin kulturor për të shprehur angazhimin dhe vullnetin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Psikologjike APONIA, partner implementues i aktiviteteve me Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC.

Në këtë iniciativë morri pjesë edhe drejtori ekzekutiv i SPRC-së, Burim Ramadani i cili theksoi se “mesazhi që del nga ju të rinjtë, nxënës e artistë të Gjilanit, është mesazh i vullnetit të palëkundur për të parandaluar dukuritë negative. Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm marrin përgjigje të saktë përmes aktivitetit tuaj. Ju shprehni pasionin tuaj kulturor, duke vënë në sipërfaqe mesazhin që të rinjtë duhet të zhvillojnë aftësitë e veta, jo të viktimizohen nga ideologji të ndryshme”.


Mesazhet e bashkëjetesës, tolerancës dhe punës së përbashkët në parandalimin e dukurive të këqija jepen më së miri në komunitet, nga të rinjtë, me iniciativa lokale.

“Të gjithë mund të kontribuojmë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Qasja e butë, mesazhet pozitive e promovuese, aktivitetet kulturore e rinore paraqesin një prej shtyllave bazë në këtë synim të përbashkët”.

Drejtoresha e Qendrës APONIA, Vjollca Zymberi, tha se aktivitetet e këtilla janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e çfarëdo ideologjie ekstremiste.

Ndërsa, koordinatori i Mekanizmit Referues, Fadil Kajtazi, theksoi angazhimin e këtij Mekanizmi dhe të institucioneve lokale në Komunën e Gjilanit në ngritjen e bashkëpunimit midis të rinjve, nxënësve, familjeve dhe komunitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta të tolerancës dhe jetës më të mirë.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.

SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe mbi 40 aktivitete gjatë javëve në vijim, ndërsa të enjten do të zhvillohet diskutimi me gratë vendimmarrëse nga fusha të ndryshme në Komunën e Pejës. Aktiviteti në Pejë realizohet në partneritet me Organizatën Syri i Vizionit dhe KVRL- Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori