LAJMI I FUNDIT:

Përmes penalltive, Llapi eliminon Malishevën nga Kupa e Kosovës dhe kalon në gjysmëfinale

Përmes penalltive, Llapi eliminon Malishevën nga Kupa e Kosovës dhe kalon në gjysmëfinale

Llapi e ka eliminuar Malishevën nga Kupa e Kosovës, duke kaluar kështu në gjysmëfinale përmes penalltive (6-5), pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 2-2.

Pas 11 minutash lojë, llapjanët kaluan në epërsi me anë të Trimor Selimit.

Por, mysafirët nuk u dëshpëruan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ilir Mustafës (25’).


Mirëpo, Llapjanët tre minuta më vonë menduan se kishin shënuar golin e epërsisë, kur Rivera e futi topin në rrjetë, e aty intervenoi VAR-i për të sinjalizuar për pozicion jashtë loje.

Kupa e Kosovës: Prishtina eliminon Ballkanin, Dabiqaj shpartallon i vetëm Trepçën '89
Lexo po ashtu Kupa e Kosovës: Prishtina eliminon Ballkanin, Dabiqaj shpartallon i vetëm Trepçën '89

Derisa po përfundonte pjesa e parë, malishevasit ia dolën të përmbysnin rezultatin, për 2-1 me golin e Ronald Sobowales (43’).

Në 45 minutat e dytë, Llapi startoi më mirë, me çka edhe ia doli të shënonte golin e barazimit për 2-2 me anë të Kushtrim Shabanit re shënoi në minutën e 68-të.

Dy skuadrat nuk ia dolën të shënonin më gola, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, ndërsa në këtë pikë rrjetat mbetën të paprekura.

Kjo bëri që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive, ndërsa Llapi u tregua më i saktë duke realizuar gjashtë, për dallim nga Malisheva që realizoi pesë sosh.

Llapi iu bashkua Prishtinës, Gjilanit dhe Vushtrrisë, që po ashtu kaluan në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori