Përmes një klipi të shkurtër, Madonna paralajmëron albumin e ri

238:"NEW YORK, NY - MAY 01: Madonna attends the "Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art Of The In-Between" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 1, 2017 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for People.com) 12:"Mike Coppola
Madonna e ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet "Madame X".
Në videon e publikuar, mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme duke i ndërruar veshjet, transmeton Billboard.

Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme të këngëtares, teksa gjatë klipit shpjegon se ajo është 'Madame X'.
"Agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke i ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta" - ky është shpjegimi për 'Madame X'.
"Madame X" që do të dalë gjatë verës, do të jetë albumi i 14 i Madonnas i incizuar në studio, ndërsa është albumi i parë që nga viti 2015 (pas "Rebel Heart"). /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































