Kosova dhe Shqipëria përmes një aksioni të përbashkët kanë riatdhesuar disa qytetarë nga kampet në Siri.
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës nga Aeroporti i Prishtinës tha se është jashtëzakonisht i kënaqur që operacion i përbashkët me Shqipërinë përfundoi me sukses.
“Nuk është aksioni i parë, besoj se nuk do të jetë as i fundit ku bashkërisht do të mundohemi t’i kthejmë bashkëkombësit tanë. Ekipet tona të profileve të ndryshme kanë shumë punë, që këta individë të rehabilitohen e ata që janë të ndikuar të de-redikalizohen në mënyrë që të bëhen pjesë e shoqërisë sonë, e posaçërisht fëmijët të cilët me asnjë rast nuk janë fajtorë për situatën në të cilën ndodhen”, tha ministri.
Ministri i Punëve të Brendshme tha më tej se janë të bindur që institucionet do të bëjnë maksimumin që rehabilitimi të ndodhë sa më shpejt dhe integrimi në shoqëri të ndodh suksesshëm.
“Ti afrohemi fundit të një episodi vërtet të dhimbshëm të shoqërive tona…”, tha ai, megjithëse nuk tregoi numrin e shtetasve të Kosovës që janë riatdhesuar.
Lidhur me aksionin, ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
“Ka përfunduar një operacion i rëndësishëm për riatdhesimin e 13 shtetasve të Shqipërisë dhe disa shtetasve të Kosovës”, tha ministri.
Ai bëri të ditur se për Shqipërinë ky është operacioni i katërt dhe gjithsej bëhen 43 persona që i kanë kthyer nga kampet famëkeqe të Sirisë.
“Dua të falënderoj partnerët strategjikë, SHBA-të me të cilët koordinuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni. Mbetemi të vendosur për t’i kthyer nga kampet çdo shqiptar, çdo fëmijë e grua që kanë mbetur atje”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët