LAJMI I FUNDIT:

Përmes aksionit satirik “Jep ryshfet” synohet luftimi i korrupsionit në Maqedoni

Përmes aksionit satirik “Jep ryshfet” synohet luftimi i korrupsionit në Maqedoni

Korrupsioni në Maqedoni njihet si një problem mjaf i madh, thonë aktivistët e aksionit “Jep ryshfet”, që realizohet si aktivitet kundër korrupsionit në Maqedoni.

Ky aktivitet u mbajt në disa lokacione të Shkupit, ku me humor e satirë u kritikua mosfunksionaliteti i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, pastaj u kritikua korrupsioni që ekziston në institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni ka për cak edhe qytetarët që janë të gatshëm të japin ryshfet, thonë organizatorët.


Në mënyrë tallëse dhe humoristike, organizatorët thonë se aksioni parasheh themelimin dhe funksionalizimin e një Agjencie për shpërndarje të barabartë të ryshfetit, dhe se qëllimi themelor është të ta ruaj dhe përsosë kulturën e dhënies së ryshfetit në Maqedoni, përmes lehtësimit të procesit për të gjitha palët e prekura.

Përndryshe, raporti më i ri i Transparency International e radhiti Maqedoninë në vendin e 107-të për korrupsion, që paraqet përkeqësim për 38 vende./Telegrafi/