LAJMI I FUNDIT:

Përmendoret shqiptare ende në Itali? BDI dhe VMRO-DPMNE nuk gjejnë zgjidhje (Video)

Përmendoret shqiptare ende në Itali? BDI dhe VMRO-DPMNE nuk gjejnë zgjidhje (Video)

Eksponentë të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nuk po mund të përafrojnë qëndrimet në lidhje me përmendoret që duhet të vendosen në Shkup, mbase si rezultat i ngjarjeve në Butel për kryqin dhe në fushë Topane për shqiponjën. Prefekti i Shkupit Koce Trajanovski i pyetur se a do të ketë ndryshime të vendimeve të Këshillit të qytetit të Shkupit për shqiponjën në Çair dhe kryqin në Butel, u përgjigj se çështja nuk bie në kompetencat e tij.

“Kemi biseduar dhe janë marrë vendimet ashtu siç janë; ne treguam që nuk është në kompetencat tona. Treguam qe qyteti i Shkupit nuk ka inspeksion ndërtimi por inspeksionet e ndërtimit janë në kompetenca të komunave . Për fat të keq unë kam kërkuar që rrugët që janë në kompetenca të qytetit të Shkupit të bien nën kompetencat e qytetit dhe të ketë inspeksion ndërtimi që të mundemi të ndalojmë ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërkaq, lidhur me planet pët vendosjen e tri përmendoreve të figurave historike shqiptare, në kuadër të projektit Shkupi 2014, Bekim Neziri nga BDI thotë se do të dergojnë një delegacion në Itali për të parë nga afër deri ku kanë arritur punimet.


“Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim do jetë në vizitë këtë javë në Itali ku prej së afërmi do të shohim ku kanë arritur  punimet për çështjen e transportit dhe besojmë që kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejtë. Nuk mund të ju tregoj afat ju thash që delegacioni i BDI-së kët javë do jetë prezent atje dhe do organizojë transportin për t’i sjellë në Republiken e Maqedonisë”, tha Bekim Neziri,  Zyrtar i lart i BDI-së për Tv21.

Tre përmendoret janë të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit që duhet vendosur nëpër lokacione të caktuara të kryeqytetit. Çështja nuk po gjen zgjidhje në disa vite të kaluara, ndërsa as autorët e përmendoreve nuk kanë njohuri më shumë se çfarë po ndodhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori