MPB Maqedoni njofton se dje në orën 12:50, DPB Gostivar ka marrë një njoftim se në rrugën Kërçovë-Gostivar, në afërsi të "kryqëzimit Mavrovska", një automjet pasagjerësh Mercedes me targa gjermane, i drejtuar nga I.R. (39) nga Kërçova, është përmbysur në rrugë.

"Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi, ndërsa lëndime kanë pësuar një pasagjer 14-vjeçar nga fshati Strelci, rajoni i Kërçovës, dhe A.V. (24) nga Rumania, të cilët janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.


"Inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga DPB e Gostivarit", thonë nga MPB.