LAJMI I FUNDIT:

“Përmban përbërësin e palejuar”, versioni me kafeinë i pijes energjike Prime ndalohet në Slloveni – një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Kroacia

“Përmban përbërësin e palejuar”, versioni me kafeinë i pijes energjike Prime ndalohet në Slloveni – një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Kroacia

Inspektorët e Autoritetit Slloven të Sigurisë Ushqimore kanë ndaluar të hënën versionin me kafeinë të pijes energjike Prime sepse, siç thuhet, përmban përbërësin L-theanine, i cili nuk lejohet në pijet joalkoolike në BE, por lejohet në ushqime të tjera.

Kështu raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sipas të cilave, megjithatë, versioni i pijes hidratuese mbetet në raftet e dyqaneve sllovene.

“Inspektoriati ndaloi shitjen e pijes Prime për shkak të një përbërësi të paautorizuar. Pija energjike Prime përmban përbërësin L-theanine, i cili nuk lejohet në pijet joalkoolike. Vlera e kafeinës përbën rrezik për shëndetin e fëmijëve”, shkruan mediumi slloven Delo.si, përcjell Telegrafi.


Në bazë të një raporti, tregon ky medium, “Inspektoriati i Administratës për Siguri Ushqimore, Veterinarinë dhe Mbrojtjen e Bimëve (UVHVVR) ka kryer kontrolle në pijet Prime”.

“Ai zbuloi se ekzistojnë dy versione në treg, përkatësisht pije hidratuese pa kafeinë dhe pije energjike me kafeinë. Një kontroll i mëvonshëm nga afër i përbërësve tregoi se pija energjike Prime përmban përbërësin L-theanine, i cili nuk lejohet në pije joalkoolike dhe për këtë arsye u vendos një ndalim”, shkruan më tej Delo.si.

Çfarë është L-theanine - përbërësi që bëri që versioni me kafeinë i pijes energjike Prime të ndalohet në Slloveni dhe Kroaci?
Lexo po ashtu Çfarë është L-theanine - përbërësi që bëri që versioni me kafeinë i pijes energjike Prime të ndalohet në Slloveni dhe Kroaci?

Ndërsa siç raportojnë mediat kroate të martën, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se në të njëjtin drejtim po ecën edhe Kroacia.

“Sot HZJZ do të bëjë një paralajmërim për dëmin e pijeve energjike dhe në orën 18.00 kam një takim me Inspektoratin Shtetëror për të gjetur një zgjidhje ligjore për të kufizuar konsumin e pijeve të dëmshme energjetike…, të cilat aktualisht u ofrohen ilegalisht fëmijëve në treg”, citohet të ketë thënë ministri Vili Berosh, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi.

Siç kujton mediumi kroat, Prime është një markë e re e pijeve e lansuar në janar të vitit 2022 nga YouTuber-ët e njohur Logan Paul nga SHBA dhe Olajide Olatunji – KSI, nga Britania e Madhe.

Sipas reklamave, pijet përmbajnë përbërës të ndryshëm që përmirësojnë hidratimin, performancën dhe energjinë tek konsumatorët.

Megjithatë, disa prej tyre përmbajnë doza të larta të kafeinës, e cila mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht për fëmijët në zhvillim, thekson mediumi kroat.

Mediumi kroat vë në pah faktin se të rinjtë ndonjëherë dinë të përziejnë pijet energjike me alkoolin, gjë që mund të jetë veçanërisht problematike.

Prof. Ph.D. Darija Vraneshiq Bender, nutricioniste, ka thënë se pijet energjetike mund të shuajnë ndjenjën e dehjes, por që mund të çojë në marrjen e tepërt të alkoolit dhe të rrisë rrezikun.

“Përzierja e alkoolit dhe pijeve energjike është një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën dhe janë regjistruar raste që ky kombinim ka qenë shkaktar i atakut kardiak tek të rinjtë”, ka paralajmëruar dietologia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori