Përleshje verbale ka ndodhur në mes dy personave në Lipjan, ku njëri nga ta kishte përdorur armën elektroshok.

"Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar kishte përdorë armën elektroshok, por nuk e kishte lënduar", njofton policia.


Nga i dyshuari është konfiskuar arma-elektroshoku, pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/