Përleshet me bashkëshortin pastaj sulmon vjehrrën, arrestohet e dyshuara në Gjilan

Policia në Gjilan ka arrestuar një femër, e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare.
Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































