LAJMI I FUNDIT:

Përlaskaj: Kroacia sytë nga Kosova rreth situatës së fundit

Përlaskaj: Kroacia sytë nga Kosova rreth situatës së fundit

Deputetja e parlamentit kroat, shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj Përlaskaj tha se në Kroaci po përcjellin zhvillimet e fundit në Kosovë derisa tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me Kryeministrin kroat dhe ministrin e Mbrojtjes për të marr nga ta një vlerësim se si e shohin ata si një shtet i BE-së, situatën në Kosovë.

Ajo tha se Kroacia gjithmonë do të jetë mbështetëse e Kosovës sikurse deri tash.

Deputetja e parlamentit kroat tha se është koha që Qeveria e Kosovës të  ketë një vendim të prerë sa i përket targave.


“Sipas mendimit tim është koha që edhe Qeveria të ketë një vendim të prerë. Nëse është vendimi të mos të shtyhet afati i targave atëherë le ta mbaj një qëndrim që edhe BE-ja , SHBA-ja dhe shtete tjera ta shohin se me të vërtetë jemi shtet dhe kemi një qëndrim të prerë”, tha ajo në RTK.

Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti manipulator.

“Vuçiq është një maipulator që manipulon me situatën dhe ajo çka është e rëndësishme në këtë moment është një qëndrim i përbashkët i BE-së kundër tij. Nuk e di a e keni informatën e  fundit të shtetit kroat që e ka bërë edhe ndërprerjen e shpërndarjes së naftës nëpërmjet Kroacisë që Vuçiq menjëherë e ka paraqitur vetën dhe shtetin e tij si viktimë”.

Ajo tha se është momenti që pozitë e opozitë në Kosovë të bëhen bashkë, të kenë një qëndrim të përbashkët e ta mbështesin kryeministrin në procesion e dialogut.

Ndërkohë deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka folur edhe për vendimin që shteti ku ajo bënë pjesë nga 1 janari i viti të ardhëm do të bëhet anëtare e zonës shengen. Tha se shteti kroat e ka pritur këtë meqë i ka plotësuar të gjitha kriteret. Ndërkohë sa i përket liberalizimit të vizave tha se Kroacia është një shtet mbështetës i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori